LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Tetova ende pa ujë të pijshëm

Aleanca për Shqiptarët: Tetova ende pa ujë të pijshëm

Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese për media e ka akuzuar BDI-në në lidhje me ujin për pije në Tetovë.

Nga ASH thonë se BDI nuk e ka kuptuar esencën e llogaridhënies.


“Si mendojnë se do të japin llogari para qytetarëve kur pas gjithë këtyre viteve pushtet ende nuk kanë siguruar ujë të pijshëm për të gjithë. Përqindja prej më shumë se 70% nga fshatrat e komunës së Tetovës që nuk kanë ujë të pijshëm është një përqindje shumë e lartë, për të cilën duhet të ndërmerren masa. Neglizhenca ndaj kësaj problematike si nga pushteti qendror, si nga ai lokal mund të sjell deri në shpërndarjen e sëmundjeve epidemike”.

“Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente, të fillojnë të veprojnë edhe atë në mënyrë urgjente me dezinfektimin dhe mirëmbajtjen e objekteve që furnizojnë me ujë. Kujtojmë se, furnizimi me ujë të pijshëm ishte premtim i BDI-së edhe në platformën e vitit 2016-2020, ndërkaq nga ana tjetër kujtojmë se Tetova dhe rrethina me vite hasen me këtë problem dhe nga moszgjidhja qytetarët detyrohen të përdorin ujë të blerë”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori