LAJMI I FUNDIT:

Lojëra për çifte, “City Mall” ju dërgon në Paris

Lojëra për çifte, “City Mall” ju dërgon në Paris

Me rastin e muajit të dashurisë dhe ditës së të dashuruarve, prej 8 deri 14 shkurt “City Mall” ka përgatitur ngjarje interesante për vizitorët, nën moton “Më ço në Paris”.

Të gjithë të interesuarit mund të jenë pjesë lojërave disaditore për çifte, festave për vizitorët, ndërsa si moderatorë të shout do të jenë udhëheqësit e njohur Marko dhe Cece.

Çiftet e paraqitura do të marrin pjesë në lojëra shoqërore, do të kenë sfida të dashurisë, si dhe do të jenë pjesë e kuizeve përmes së cilëve do të testohet “sa mirë e njohin njëri tjetrin”.

Kutoa është 40 çifte, për këtë arsye shpejtoni dhe rezervoni vendin tuaj në këtë lojë.

Përveç argëtimit të mirë, çiftet do të kenë mundësinë ta rrotullojnë “timonin e dashurisë” me dhurata interesante, dhe më të mirët do të marrin një shans për të garuar në finalen e madhe më 14 shkurt.

Çmimi kryesor për çiftin fitues është një udhëtim romantik në qytetin e përjetshëm të dashurisë – Paris.

Regjistrimi për të gjithë çiftet pjesëmarrëse do të fillojë më 3 shkurt në bordin e lojërave “Më ço në Paris”, i vendosur në katin e parë në hyrje të “City Mall”, çdo ditë nga 13:00 deri në 21:00.

Garat në këto data do të zhvillohen nga ora 18:00 deri në 21:00.

Ditët e garave janë 8, 9, 11 dhe 13 shkurt, ndërsa finalja e madhe do të jetë më 14 shkurt.

Ejani dhe merrni pjesë në “Festivalin e Festimit të Dashurisë” në “City Mall” në Shkup dhe njoftoni me kohë pjesëmarrjen tuaj.