Katër aksionarë të furnizuesit gjigant të Kinës me baterive të automjeteve elektrike kanë bërë në total një pasuri prej 17 miliardë dollarë. Një biznesmen australian ka krijuar nga riciklimi një pasuri me vlerë prej 7 miliardë dollarësh. Aksionet me vlerë 10-shifrore në një kompani kamionësh me hidrogjen ka ngritur në majë një miliarder amerikan.
Nga të dhënat e Bloomberg, këto janë ndër dhjetë pasuritë më të mëdha që kanë ardhur kryesisht nga biznesi në rritje i zgjidhjeve klimatike, përcjell Telegrafi.
Me një vlerë neto në total prej 61 miliardë dollarë në fund të vitit 2019 – rreth tre herë kapitalin e tregut të firmës së shërbimeve të naftës Halliburton – miliarderët në këtë listë përfaqësojnë lindjen e një pararoje super të pasurish që janë angazhuar në luftën kundër ngrohjes botërore.
Lista ilustron rritjen dhe diversitetin e ekonomisë së gjelbër. Ajo ndryshon nga emrat si shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, te themeluesit e profileve më të ulëta, pas disa prej kompanive më të mëdha të Kinës. Rritja e tyre në kulmin e kapitalizmit është mbështetur nga kërkesa e lartë për investime.
Investimet në bizneset që adresojnë ndryshimin e klimës ose inkurajojnë praktikat e qëndrueshme po rriten.
Sipas një raporti të financuar nga një grup kompanish financiare, përfshirë kompaninë mëmë të Bloomberg News, Bloomberg LP, asetet e menaxhuara duke përdorur një përkufizim të gjerë të kësaj qasjeje – duke integruar faktorët mjedisorë, shoqërorë dhe qeverisës në vendimet për investime – arritën në 30.7 trilionë dollarë në fillim të vitit 2018, rreth një e treta më shumë se dy vjet më parë, përcjell Telegrafi.
Popullariteti i investimeve të gjelbra, një nga fushat me zhvillim më të shpejtë në financa, tani është aq i madh sa ligjvënësit evropianë po punojnë për rregullore të reja.
Studimi i renditjes zbuloi vetëm një pjesë të pasurive që kanë ardhur nga biznesi mbi klimën, pasuri këto që hyjnë në territorin dhjetë-shifror. Në dekadën e ardhshme ka të ngjarë të ketë shumë më tepër, duke përfshirë edhe kompanitë e reja që po investojnë në energji diellore dhe aeroplanët elektrikë.
Kërkesa në rritje për ushqime me bazë bimore mund të prodhojë së shpejti dy miliarderë. Përtej themeluesit të Meat, Etan Brown dhe shefit ekzekutiv të Imposible Food, Patrick Brown, (të cilët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin) të dy kanë aksione me vlerë qindra miliona dollarë në kompanitë e tyre përkatëse. Të dy firmat kanë krijuar një treg për zëvendësimin e mishit që nuk vjen me koston mjedisore të bagëtive, e cila përbën 14.5 për qind të emetimeve botërore të gazrave serë.
Kjo është një zhvendosje nga narracioni i krijimit të pasurisë që mbizotëroi në shekullin e XX-të, ku John D. Rockefeller u bë miliarderi i parë në histori nëpërmjet Standard Oil, i ndjekur me shpejtësi nga dinastitë e ndërtuara mbi emisionet e karbonit si Fords dhe DuPonts.
Por ekonomia e karbonit mbetet mbizotëruese. Biznesmenët e naftës, industrialistët dhe titanët e makinave përbëjnë më shumë se një të katërtën e 500 njerëzve më të pasur në botë, të listuar nga Bloomberg. Kompania më e vlefshme në botë, ku deri tani është Saudi Aramco, me një vlerë në treg prej dy trilionë dollarë, përcjell Telegrafi.
Emetimet e gazrave serë janë rritur me një normë prej 1.5 për qind në vit gjatë dekadës së kaluar. Financimi i qeverive për teknologjinë e rinovueshme është zvogëluar, duke shtrydhur shumë nga pasuritë në renditje, ndërsa ato të mbështetura nga karburantet fosile kanë shijuar një rilindje këto vitet e fundit. Prodhuesi i turbinave me erë të Aloys Wobben Enercon ka thënë se përballet me sfida “të rënda” për biznesin e tij në Gjermani pas një vale mbarëkombëtare sfidash ligjore të nisura kundër parqeve të reja të erës.
Pasuri të tilla të qëndrueshme ka të ngjarë ta forcojnë kapitalin. Investitorët, veçanërisht kompanitë familjare të super të pasurve, po e bëjnë gjithnjë e më shumë qëndrueshmërinë qendër të strategjive të tyre.
Nëse ky trend vijon, ai mund të zhbëjë tërësisht klasifikimin aktual të pasanikëve të botës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova