LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vazhdohet afati për aplikim për mjete për masën 3 nga programi IPARD 2

Maqedoni, vazhdohet afati për aplikim për mjete për masën 3 nga programi IPARD 2

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural (AMFBZHR) për 15 ditë shtesë e vazhdoi afatin për aplikim për masën 3 “Investime në mjete materialе për përpunim të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut” e cila financohet nga programi IPARD 2.

Në vend që deri më 11 shkurt të gjithë të interesuarit, aplikacionet e tyre do të mund t’i dorëzojnë deri më 26 shkurt. Afati është vazhduar me kërkesë të palëve të interesuara. Përmes Thirrjes publike për masën 3 në dispozicion janë 13,3 milionë euro.

Drejtori i AMFBZHR-së Nikollçe Basbovski informoi se masa mundëson realizim të investimeve në modernizim të uzinave ekzistuese ose hapje të uzinave të reja për prodhim të qumështit dhe prodhimeve të qumështit, mishit dhe prodhimeve të mishit, duke i përfshirë vezët, pastaj pemë dhe perime, duke përfshirë edhe kërpudhat, patatet, vajra dhe yndyrëra nga shtazë, verë dhe uthull.


Nga AMFBZHR informojnë se do të mund të furnizohen vegla, pajisje për përpunim të prodhimeve bujqësore (me prejardhje bimore dhe shtazore), si dhe të ndërtohen objekte të reja ose të rikonstruohen ato ekzistuese për kapacitete përpunuese, me qëllim të avancimit të agro-sektorit vendor dhe arritje të standardeve të BE-së.

Hollësitë për Thirrjen publike, janë publikuar në ueb-faqen e Agjencisë, gjegjësisht mund të merren KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori