Nëse dëshironi të keni dëshmi për fuqinë e besimit, studioni biografitë dhe arritjet e njerëzve të mëdhenj dhe do të bindeni se ato janë fryt i besimit të fuqishëm që kanë pasur ata në vetveten e tyre
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Rëndom pozita dhe pasuria janë gjendje që te disa njerëz luajnë rol negativ, sepse këta e kanë besimin e dobët dhe ato i zhveshin ata prej virtyteve të larta njerëzore dhe bëhen mendjemëdhenj.
Tregojuni njerëzve se besoni në aftësitë e tyre. Ata do ta arsyetojnë besimin tuaj.
Mendja e mbyllur nuk nxit besimin, kurajën dhe bindjen.
Besimi është pika fillestare për arritjen e pasurisë.
Besimi është themeli i të gjitha “mrekullive”dhe zgjidhja e mistereve që nuk mund të analizohen e as të shpjegohen me metodat dhe parimet shkencore.
Kur besimi bashkohet me lutjen, e bën të mundshëm komunikimin e drejtpërdrejtë me inteligjencën e pafundme.
Besimi është mjeti i vetëm me ndihmën e të cilit njeriu mund ta mbajë nën kontroll dhe ta përdorë për qëllime të larta inteligjencën e pafund.
Me njerëzit besimtarë është lehtë të bashkëpunosh, po të fitojmë besimin e tyre, përkrahjen e tyre dhe t’u tregojmë se edhe ne i respektojmë ata.
Kush më jep të drejtën si mysliman besimtar të besoj aq shumë në konceptet e mia dhe të imponoj vullnetin tim (me ç’të drejtë mund të vendos unë çka është më mirë) pa u konsultuar me bashkëshorten, me fëmijët, me miqtë dhe me bashkëpunëtorët.
Nëse fëmijët e dinë që ju i çmoni, ata do të jenë të gatshëm t’ju dëgjojnë dhe t’ju respektojnë.
Mosmirënjohja e fëmijës ndaj prindërve, të dhemb më shumë se gjithçka, të prekë në shpirt.
Pse fëmijët të jenë mirënjohës, nëse ne si prindër nuk i mësojmë të bëhen të tillë.
Mos harroni se fati arrihet vetëm duke dhënë pa e pritur shpërblimin.
Me një besim të tillë e kemi futur veten në një kurth, por drejt rrugës së vështirë të vetëpërsosjes dhe të ngritjes shpirtërore, rrugë e cila zgjat deri në vdekje.
Mjekët më të mirë në botë janë: dieta, qetësia, gëzimi.
Si mund të jem i mirë si besimtar, baba, burrë apo bir, nëse nuk i shfrytëzoj mundësitë e mia, nëse nuk përpiqem që me mjeshtërinë që e zotëroj, t’i mësoj ata që i dua dhe t’i ndihmoj në rrugën e tyre të ngritjes shpirtërore, besimin dhe kultivimin e fesë islame, sipas rrugës së Kur’anit.
Por është e vështirë të duash dikë, i cili mendon se është e drejta e tij që ju të kujdeseni për të, kurse ka kërkesa të pakufizuara apo nuk i nënshtrohet autoritetit tuaj.
Kur nuk kemi mësuar asgjë nga askush, si besimtarë myslimanë dhe kur askush nuk ka mësuar asgjë prej nesh, atëherë thjesht kemi humbur rastin në jetë, edhe ndaj vetes, edhe ndaj zotit.
Dhe, mos e shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.
Atëherë vetë e zgjidhim rrugën, të shkurtër apo të gjatë, deri te ngritja jonë shpirtërore.
Ata janë pajtuar të mbeten tërë jetën gra dhe burra të rëndomtë dhe nuk u intereson aspak synimi drejt aktit madhor, dhe obligimin e respektimin ndaj të madhit zot dhe librit të madhërishëm Kur’anit.
Mungesa e dashurisë dhe e besimit në zot dhe mosinteresimi për ajetin e parë të Kur’anit, paraqet shkaktarin kryesor të sëmundjeve mendore, ndërsa prania e dashurisë është thelbësore për efektet e shërimit mendor psikoterapeutik.
Unë besoj dhe përpiqem të jem në shërbim të zotit. Mëshira e zotit do të plotësohet në mënyrë thelbësore nga të kuptuarit e individit, që t’i përshtatet nevojës, kohës dhe sfidave të procesit të ngritjes dhe të rritjes (pjekurisë) së njeriut në jetë. Sado modeste të jetë, ajo do të paraqesë një kontribut në zgjerimin e ngadalshëm të bashkëpunimit që me ndihmën e Kur’anit ta zbulojmë shkencën në të mirën e njerëzimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLidhjet me kolegët lulëzojnë kur është ftohtë
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Peshorja – Horoskopi vjetor për 2025: Një vit dashurie, gushti sjell harmoni familjare dhe suksese profesionale
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij