LAJMI I FUNDIT:

Mënyra se si Kina ndërton dy spitale në kohë rekord për t’u marrë me rastet e coronavirusit në epiqendrën e shpërthimit

Mënyra se si Kina ndërton dy spitale në kohë rekord për t’u marrë me rastet e coronavirusit në epiqendrën e shpërthimit

Gara kundër orës për ndërtimin e dy spitaleve të reja vazhdon me shpejtësi të plotë në Wuhan, qyteti ku shpërtheu coronavirusi, duke lënë të paktën 170 të vdekur në Kinë dhe më shumë se 7,000 raste të konfirmuara.

Në periferinë e qytetit, me 11 milionë banorë, vend  ku po punohet ka qindra punëtorë, ekskavatorë të shumtë dhe termometra nuk mungojnë për të zbuluar rastet e mundshme të pneumonisë virale në mesin e punëtorëve, transmeton Telegrafi.


“Ju duhet të punoni shpejt, për të luftuar epideminë”, tha për AFP (Agence France-Presse) një punëtor rreth 30-vjeç, i cili nuk preferon të japë emrin e tij. Ai thotë se punon nëntë orë në ditë, “ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak, varet nga nevojat”.

Qendrat e tjera shëndetësore në qytet janë të mbingarkuara nga fluksi i pacientëve të prekur nga pneumonia, ose thjesht nga frika e ngjitjes së coronavirusit. Autoritetet vendosën të fillojnë ndërtimin e dy spitaleve të reja, të cilat duhet të përfundojnë në kohën rekord.

Sipas shtypit, ndërtimi i spitalit të parë filloi të premten e kaluar dhe do të përfundojë të hënën e ardhshme, 3 shkurt, me një sipërfaqe prej 25,000 metra katrorë. Një spital i dytë me një mijë shtretër do të ndërtohet brenda dy javësh.

Të dy spitalet do të presin ekskluzivisht pacientë që janë viktima të patogjenit të ri.

“Ju duhet të izoloni të sëmurët dhe t’i trajtoni sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha AFP Chen Bingzhong, ish-kreu i Ministrisë së Shëndetësisë. “Fuqia ngjitëse e këtij virusi është shumë e madhe”, thotë ai.

Rrjeti shtetëror i lajmeve në Kinë vendosi një kamerë që transmeton drejtpërdrejt 24 orë në ditë dhe grumbullon miliona përdorues që ndjekin zhvillimin e punimeve.

Kina kishte ndërtuar një spital në Pekin në kohë rekord – një javë – gjatë epidemisë vdekjeprurëse SARS të vitit 2003. Pastaj ishte një çështje e montimit të elementeve të parafabrikuara.

Sipas agjencisë Xinhua, spitali i ri i ndërtuar në Wuhan është projektuar sipas të njëjtit model. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori