LAJMI I FUNDIT:

Trump: Po ta dëgjoja Boltonin, tani do të ishim në Luftën e Gjashtë Botërore!

Trump: Po ta dëgjoja Boltonin, tani do të ishim në Luftën e Gjashtë Botërore!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar për ish-këshilltarin për Siguri Kombëtare, John Bolton, se po të kishte qëndruar ky i fundit në pozitën e tij do ta çonte Amerikën në luftën e gjashtë botërore.

Presidenti Trump këtë reagim e ka bërë përmes disa publikimeve në rrjetin social Twitter, teksa Bolton ka vendosur të publikojë një libër që mund ta dëmtojë “mbrojtjen e fajësisë” së Trumpit.


Trump më tutje është deklaruar se Bolton kohë më parë i është lutur për një punë jo të aprovuar nga Senati, të cilën ai ia kishte dhënë, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, siç shkruan zëri i Amerikës, presidenti Trump shkruan se zoti Bolton, i cili e la postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare në shtator, “menjëherë pas kësaj shkroi një libër të pandershëm dhe të pavërtetë me informacione të klasifikuara”.

Të mërkurën, e përditshmja New York Times ka lëshuar një dorëshkrim lidhur me librin e ri të Bolton kushtuar presidentit Trump, andaj edhe ky i fundit ka shpërthyer me kritika në Twitter.

Siç njofton gazeta Nju Jork Tajms, në dorëshkrimin e tij, zoti Bolton e kundërshton versionin e dhënë nga Presidenti Trump për çështjen e ndihmës ushtarake prej 391 milion dollarësh ndaj Ukrainës.

Sipas gazetës, ai thotë se presidenti e bllokoi ndihmën deri sa Ukraina të fillonte hetimet ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden dhe të birit të tij Hunter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori