LAJMI I FUNDIT:

QKKS: Një pjesë e të kthyerve nga Siria dhe Iraku i mbeten besnikë ‘Shtetit Islamik’ dhe ideologjive ekstremiste

QKKS: Një pjesë e të kthyerve nga Siria dhe Iraku i mbeten besnikë ‘Shtetit Islamik’ dhe ideologjive ekstremiste

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka publikuar sot raportin hulumtues në lidhje me qasjet e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur riintegrimin e të kthyerve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak, ndërsa gjetjet e raportit tregojnë se Kosova është ndër vendet e rralla që ka qenë e gatshme të riatdhesojë qytetarët e saj nga Siria dhe Iraku.

Raporti tregon gjithashtu se megjithëse qeveria ka krijuar mekanizmat e nevojshëm institucional për të koordinuar dhe menaxhuar riintegrimin e të kthyerve, ekziston një mungesë e politikës koherente dhe ka sfida të rëndësishme në lidhje me koordinimin, si dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proces.

Teuta Avdimetaj nga QKSS tha se rreth 403 shtetas të Kosovës u bashkuan me grupe të ndryshme luftarake në Siri dhe Irak.


Avdimetaj tha e rënia e organizatës terroriste famëkeqe ISIS ka krijuar një situatë të re për shumë vende evropiane, përfshirë Kosovën, se çfarë të bëjnë me qytetarët e tyre që mbeten në Siri dhe Irak.

Skënder Perteshi, njëri nga autorët e raportit, tha se në lidhje me mbështetjen dhe riintegrimin e të të kthyerve, gjetjet e raportit përfshijnë dy qasje të përgjithshme.

“Ka masa ndëshkuese-restauruese dhe mbështetje të riintegrimit shoqëror. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka krijuar programe të veçanta për të mbështetur rehabilitimin dhe deradikalizimin e atyre të kthyerve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak që janë në burg”, tha ai.

Këto përfshijnë kurse të zhvillimit të aftësive për të rritur shanset e tyre të punësimit pas lirimit, trajnime të tjera të ndryshme, si dhe ligjërata fetare nga imamët e siguruar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Mirëpo, sipas Perteshit sa i përket suksesit të përpjekjeve për rehabilitim dhe deradikalizim në shërbimin korrektues, gjetjet e raportit nuk janë shumë pozitive.

Sipas vetë zyrtarëve të Shërbimit Korrektues, edhe pse ka përparim, një pjesë e rëndësishme e të kthyerve mbeten besnikë ndaj të ashtuquajturës ‘Shtet Islamik’ dhe ideologjive ekstremiste.

Në lidhje me mbështetjen e riintegrimit shoqërorë, Qeveria ka krijuar një divizion të specializuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të menaxhuar dhe koordinuar mbështetjen për riintegrimin e të kthyerve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak.

Perteshi tha se ka mungesë të një politike koherente si dhe ka sfida me koordinim.

Raporti i publikuar sot përmban disa rekomandime, duke përfshirë: Qeveria të kryejë një shqyrtim gjithëpërfshirës të politikave dhe institucioneve që koordinojnë dhe zbatojnë aktivitete që synojnë mbështetjen e riintegrimit të të kthyerve nga zonat e luftës; Qeveria të miratojë një koncept-dokument se si të riorganizohet mekanizmi ekzistues institucional që merret me deradikalizimin dhe riintegrimin, si dhe të krijohet një politikë koherente qeveritare mbi riintegrimin social dhe ekonomik të të kthyerve;   Ministria e Punëve të Brendshme duhet të krijojë Grupin Këshillues të Shoqërisë Civile për Riintegrimin, në mënyrë që të përfshihet OJQ-të në përpjekjet e riintegrimit përmes partneritetit me institucionet qeveritare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori