LAJMI I FUNDIT:

Sjelljet tipike të një nëne toksike; Si të ndërtoni një marrëdhënie të shëndetshme që nuk ju ‘mbyt’

Sjelljet tipike të një nëne toksike; Si të ndërtoni një marrëdhënie të shëndetshme që nuk ju ‘mbyt’

Mendoni për sjelljet më të fundit me nënën tuaj (apo risillni ndër mend kujtime me të). A ju ka bërë të ndiheni keq me veten? A ju ka bërë me faj edhe atëherë kur e vërteta ka qenë ndryshe? Tregohet paragjykuese me ju?…

Nëse shumica e këtyre pyetjeve ka marrë një “PO” si përgjigje na vjen keq t’ju themi se jeni rritur apo keni të bëni me një prind toksik.

Ne nuk mund t’ju premtojmë një lidhje si tek Gilmore Girls, por ju mund të keni një marrëdhënie me nënën tuaj që nuk sillet rreth dramës. Terapistja Irina Firstein ka përshkruar sjelljet tipike të prindërve toksikë.


Çfarë është sjellja toksike, saktësisht?

Modelet toksike ndryshojnë nga personi në person, por ka disa karakteristika të përbashkëta “Sjellja toksike është sjellje ndaj njerëzve të tjerë që i bën ata të ndjehen keq për jetën dhe veten e tyre,” thotë ajo. “Karakterizohet nga kritika, kontrolli, manipulimi dhe faji – një taktikë që përdorin nënat toksike.”

Dhe pse është nëna ime kaq toksike?

Nuk ka asnjë arsye pse ose si një prind bëhet toksik. Mund të ketë një çrregullim si narcizmi , ose trauma nga fëmijëria e saj. Ndoshta ajo kishte një nënë toksike, ose ajo ka një çrregullim të personalitetit. Por cilido që të jetë shkaku, mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme kur simptomat e toksicitetit të saj rëndojnë tek ju, fëmija i saj.

“Prindërit që kanë problemet e tyre psikologjike ose varësi shpesh shfaqin sjellje toksike ndaj fëmijëve të tyre të vegjël ose të rritur”, thotë Firstein.

“Prindërit toksikë nuk i trajtojnë fëmijët e tyre me respekt si individë, nuk marrin përgjegjësi për veprimet e tyre ose nuk kërkojnë falje.”

Nëse nëna juaj ende refuzon të pranojë vendime e tua, është koha për të vendosur një kufi. Por kjo nuk do të thotë që ju po e nxirrini plotësisht nënën tuaj nga jeta.

Vendosja e një kufiri do të thotë që ju do të jeni akoma pjesë e jetës së njëra-tjetrës, por vetëm në situata me të cilat ndjeheni rehat. /Telegrafi/