Ka mbi 35 vjet që është prezantuar sistemi operativ Microsoft Windows. Që atëherë – edhe pse janë bërë ndryshime drastike në të – shumë gjëra kanë mbetur të njëjta. Nevoja për përmirësim të vazhdueshëm, si kërkesë e tregut, përcillet me ruajtjen e vazhdueshme të identitetit të këtij sistemi. Si shfrytëzues të Windows-it, ka mjaftuar të njihni një nga versionet e tij. Ndryshimet gjatë kohës vetëm sa na i kanë shtuar mundësitë, duke mos e komplikuar fare manipulimin me të. Ky është shembulli më i mirë që duhet përmendur si nevojë e evolucionit të bizneseve, për t’ju përshtatur kohës dhe për ta ruajtur identitetin e tyre.
Që biznesi ta ketë mundësinë e përmirësimit të vazhdueshëm, me qëllim të adaptimit të kërkesave të tregut, duhet ta posedojë një sistem të digjitalizuar operativ. Kjo është domosdoshmëri, për çdo biznes. Një ndryshim i tillë është i mundur, fillimisht nëse organizata ka punonjës entuziastë e po aq të aftë në përdorimin e teknologjisë, nëse e ka prioritet shpejtësinë në kuadër të përsosmërisë, dhe nëse integron menaxhimin agjil të projekteve në mënyrën e operimit të organizatës. Ky do të ishte një hap i pakapshëm për ata individë që aksidentalisht janë shndërruar në biznesmenë. E që, fatkeqësisht, ata janë shumë, meqë nga dëshira për kontroll total të organizatës, veprojnë në role të ndryshme e shpesh bëhen penguesit kryesorë të ndryshimeve. Duke mos arritur t’ju përgjigjen kërkesave të tregut, lidershipi fajëson faktorët irelevantë duke i shkaktuar edhe më shumë humbje biznesit e duke krijuar pakënaqësi tek punonjësit, klientët dhe bashkëpunëtorët në përgjithësi.
Biznesi, për t’i mbijetuar kohës, duhet ta ketë një lidership vizionar që di se pse ata gjenden në treg. Por, edhe sfida e gjetjeve të resurseve adekuate, për plotësimin e pozitave të reja, ka një zgjidhje. Duke u referuar në platformat online për rekrutimin e talenteve, bizneset do të mund të përafroheshin me potencialin e tregut dhe të zgjidhnin resurset e përshtatshme për natyrën e biznesit të tyre. Ka edhe forma tjera të ngritjes së kapaciteteve të resurseve njerëzore të një biznesi: krijimi i një programi të trajnimit të brendshëm, për përgatitjen e resurseve për pozita të caktuara. Në anën tjetër, proceset rutinore është mirë që të zëvendësohen me teknologji informative, meqë për këtë nuk është e arsyeshme që të angazhohen burimet njerëzore.
Por, si ta konvertojmë biznesin tonë në një sistem digjital operativ?
“Vakti e han kashtën”, është thënia popullore që më së miri e tregon nevojën për avancim të vazhdueshëm. Nevoja për konvertim në një sistem operativ digjital shfaqet në të gjitha industritë ku bizneset operojnë. Dhe, integrimi I teknologjisë – që njihet edhe si Revolucioni i Katërt Industrial (4IR) – e mundëson një gjë të tillë. Pavarësisht sesa keni avancuar në integrim të sistemeve menaxhuese në biznesin tuaj, është i domosdoshëm përdorimi i teknologjisë për matjen e performancës së proceseve dhe të resurseve njerëzore. Të dhënat në kohë reale, për performancën e biznesit tuaj, do të shërbenin si indikatorë efektiv për vendimmarrje në bazë të fakteve. Paramendoni që këto të dhëna t’i shihni vazhdimisht në një ekran të performances së organizatës tuaj.
Në ditët e sotme, mbledhjet e menaxhmentit kërkojnë të dhëna/raporte që duhet grumbulluar manualisht nga të gjithë udhëheqësit e njësive. Ato prezantohen një herë të vetme, gjatë takimit për progresin e departamenteve të caktuara. Po sikur këto të dhëna të kenë gabime teknike, të shkaktuara nga mosdija e personelit apo ndonjë faktor tjetër, dhe si rezultat i kësaj do të shërbeheni me informata jo të sakta? Vendosja e një platforme digjitale për menaxhim të këtyre proceseve, që mundëson gjenerim të raporteve në kohë reale apo në bazë të nevojës, është zgjidhja e duhur për nevojat e çdo biznesi. Varësisht nga kërkesat e bizneseve, është mirë që organizata vazhdimisht t’i përcaktojë këta Indikatorë të performancës: rezultatet e performancës së lidershipit, të menaxhmentit dhe njësive të ndryshme; indikatori i efikasitetit të organizatës në bazë të targeteve të caktuara; progresi i planeve strategjike dhe indikatorë tjerë të nevojshëm.
Krejt në fund: shkallët e suksesit ngjiten duke pasur një vizion dhe qëllim të qartë. Dhe, nëse arritja e këtyre objektivave nuk është e qartë për të gjitha palët e përfshira, vështirë se do të arrihen rezultate të dëshiruara.
(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje