Samsung lançon zyrtarisht gamën e re të kondicionerëve Wind-FreeTM të bazuar në inteligjencë artificiale

Pas njoftimit fillestar në Interclima 2019 në Francë, Samsung tani lançon zyrtarisht platformën e tij të re të kondicionerit të montuar në mur për vitin 2020. Gama e gjithanshme është e disponueshme në pesë projektime të ndryshme, nga të cilat tre versione përmbajnë teknologjinë Wind-Free™ të Samsung, të komplimentuara nga teknologji të reja inteligjente për një komoditet të zgjeruar të shtëpisë dhe efikasitet të përmirësuar të energjisë.
Samsung Electronics Air Conditioner Europe B.V. (SEACE) sot lançoi zyrtarisht një platformë kondicioneri të montuar në mur plotësisht të re me ftohës R32, duke shfaqur teknologjinë e tij unike të ftohjes Wind-Free™ dhe funksione të reja të kontrollit inteligjent, siç u njoftua dhe u shfaq fillimisht në Interclima 2019 mbajtur në Paris, Francë.
“Gama e re thekson rekordin e dëshmuar të Samsung-ut për lançimin e vazhdueshëm të produkteve të ftohjes dhe ngrohjes, me dizajne të veçanta dhe karakteristika inteligjente që e bëjnë jetën e përditshme më të lehtë”, tha Xavier Feys, Zv. President i Zhvillimit të Biznesit, Shërbimit të Klientit dhe Menaxhimit të Produkteve në SEACE. “Me teknologjinë e tij të përmirësuar Wind-Free™ dhe Digital Inverter, linja e re e kondicionerëve 2020 u ofron konsumatorëve një përvojë të këndshme klimatike të brendshme, teksa përmirëson efikasitetin e energjisë.”
Teknologjia Ftohëse Wind-FreeTM
Samsung prezantoi kondicionerin e parë të montuar në mur me teknologjinë Wind-FreeTM në Evropë në vitin 2017. Kondicionerët me teknologjinë Wind-FreeTM ndjekin një metodë ftohjeje me tre hapa. Në hapin e parë, temperatura ulet shpejt në modalitetin e ftohjes së shpejtë. Së dyti, ai përdor një veçori dehumidifikuese për të vendosur nivelin optimal të lagështisë. Më në fund, kur arrihet temperatura e dëshiruar, mënyra e ftohjes Wind-Free™ aktivizohet për të ruajtur nivelin ideal të temperatures dhe rehatisë.
Në modalitetin e ftohjes Wind-Free™, ajri i freskët shpërndahet butësisht dhe në mënyrë të barabartë nëpër mijëra mikro-vrima, duke krijuar një gjendje “Still Air”. Ai i lejon njerëzit të jetojnë, punojnë dhe pushojnë të qetë pa provuar rryma të ftohta të pakëndshme.
Operim i Zgjuar
Gama e re e montuar në mur Samsung gjithashtu optimizon procesin e ftohjes me funksionin e tij AI (Inteligjencë Artificiale) Auto Comfort, duke lejuar konsumatorët të përdorin kondicionerin e tyre në mënyrë më efikase. AI Auto Comfort analizon kushtet e dhomës, temperaturat e preferuara nga përdoruesi, mënyrat e ftohjes dhe madje edhe klimën e jashtme për të kaluar automatikisht në modalitetin më të përshtatshëm.
Njësitë mund të kontrollohen dhe monitorohen nga distanca duke përdorur Samsung SmartThings App, duke i lejuar përdoruesit të ndezin ose fikin kondicionerin e tyre, të zgjedhin mënyrat e preferuara të ftohjes, operacionet e planifikimit dhe madje të monitorojnë konsumin e energjisë – të gjitha me një prekje. Dhe me kontrollin e zërit të Samsung Bixby, njësisë thjesht mund t’i thuhet se çfarë dëshiron përdoruesi përmes smartphone-it.
Efiçensë Energjie e Përmirësuar
Gjenerata e re e kondicionerëve Wind-FreeTM përdor kompresorin e ri të energjisë Digital Inverter Boost të Samsung, duke lejuar konsumatorët të ruajnë temperaturën e dëshiruar teksa zvogëlojnë konsumin e energjisë. Kompresori i ri Digital Inverter Boost është krijuar për të ndihmuar në mirëmbajtjen e temperaturës së brendshme në një mënyrë efikase dhe duke mos e ndezur dhe fikur njësinë vazhdimisht.
Ka një sensor të integruar të lëvizjes (MDS) që gjurmon lëvizjet e përdoruesve për tu ftohur në mënyrë efikase duke shmangur humbjen e energjisë. Sensori mund të zbulojë kur nuk ka përdorues në dhomë, duke ndryshuar automatikisht cilësimet e kondicionerit për të rritur pak temperaturën ose për të ndezur modalitetin e gatishmërisë. Wind-FreeTM Elite vjen me një etiketë energjie A +++ për SEER dhe SCOP, vlerësimi më i lartë i energjisë i arritshëm në Evropë.
Formacionet e Produkteve
Platforma e re e kondicionerit të montuar në mur Samsung është në dispozicion me ftohës R32 që nga tremujori i parë i vitit 2020 si Single Split (RAC) dhe si Multi Split (FJM).
Formacioni RAC
Formacioni FJM
Analizì Krahasuese
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

Një epokë e re, OpenAl paralajmëron ndryshime të mëdha në fuqinë kompjuterike

Moment historik për Apple – gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë