LAJMI I FUNDIT:

Andrews premton mbështetje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Andrews premton mbështetje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së,  Jorgan K. Andrews ka vizituar sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, me ç’rast tha se shikojnë mundësinë për të vazhduar mbështetjen për këtë Akademi.

Ai deklaroi se është i impresionuar me punën që bëhet në këtë akademi, derisa theksoi se është shumë pozitive integrimi i grupeve etnike dhe gjinore në këtë akademi.

“Ambasada Amerikane në Kosovë është një partner krenar i kësaj Akademie për shumë vite. E kemi pasur këtë bashkëpunim prej fillimit dhe Departamenti i Shtetit që unë e përfaqësoj po ashtu edhe kolegët e mi nga departamenti i drejtësisë punojmë shumë ngushtë së bashku që ta mbështesim angazhimin e Akademisë për të ofruar profesionalizmin dhe trajnime më të mira për forcën e Policisë së Kosovës. Është shumë impresionuse të shoh natyrën e integruar të kategorive, grupet etnike janë të gjitha të përfaqësuara, është një numër në rritje i femrave kadetë në këto kategori dhe kjo është e rëndësishme për çdo forcë të policisë. Forca e policisë është e shëndetshme, më e mirë dhe më e fortë kur përfaqëson një lidhje gjinore gjithashtu edhe përbërjen etnike të shtetit. Të gjitha këto janë zhvillime premtuese, ne sigurisht shikojmë për mundësitë për të mbështetur më tutje kurrikulën, trajnimet, pajisjet dhe mezi presim për ditën kur kjo Akademi do jetë e gatshme që të bëjë gjithçka që nevojitet të bëjë për t’i siguruar që qytetarët e Kosovës janë të sigurt dhe kanë policinë më të mirë të mundshme”, tha ai.


Kurse, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, tha se ndjehen të nderuar me vizitën që u është bërë nga zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit, derisa ka potencuar se Byroja Ndërkombëtarëve e Narkotikëve është pothuajse donatore kryesore e Akademisë.

“Jemi shumë të lumtur që Byroja Ndërkombëtarëve e Narkotikëve është donatore pothuajse kryesore e Akademisë. Patëm sot këtë rast dhe fat të jetë zëvendëssekretari i shtetit këtu në Akademi”, tha ai.

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së Jorgan K. Andrews ka vizituar edhe kadetët në Akademinë e Sigurisë Publike, ku ka parë nga afër trajnimet që bëjnë për t’u aftësuar për mbrojtje dhe ofrimin e ndihmës për qytetarët.

Ai duke iu drejtuar kadetëve tha se qytetarët presin shumë nga ta dhe se i pret një punë e cila nganjëherë është shumë e rrezikshme.

“Vlerësoj që kjo besueshmëri do të jetë më e rëndësishme dhe më e lartë për zyrtarët policorë. Shoqëria iu beson shumë dhe natyrisht që pritshmëritë ndaj jush janë shumë të mëdha dhe shoqëria nga ju pret që t’i mbroni, po natyrisht që ndonjë kriminel që të mos dëmtojë dikë. Nganjëherë është një punë shumë e rrezikshme”, tha ai.

Ai po ashtu nga zyrtarët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është njoftuar me sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë që ofrojnë në trajnimin e kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori