Ju jeni ai që fitoni dhe ju jeni ai që shpenzoni. Paratë e fituara mund t’i harxhoni, por vetëm pasi t’i keni ato në dorë
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Nuk është me rëndësi se sa keni fituar, por sa keni kursyer. Nëse sot keni fituar 20 euro, ndërsa keni harxhuar 30 euro, diçka nuk është në rregull me ju.
Nëse paguani me kartela nëpër qendra tregtare, nëpër lokale, e vërteta është se ju paguani shumë më shumë sesa vlera reale e harxhimeve.
Me fjalë tjera, kur mermi kartela kreditore ose kredi, ngarkoheni edhe me shumën e shfrytëzimit të produkteve bankare, me fjalë tjera, ju që punoni për veten për familjen tuaj, tash duhet të punoni edhe për bankat.
E vetmja përparësi është që nuk mbani para në xhep, por megjithatë keni borxh, dhe për çdo pagesë, për çdo transaksion që shkon nëpërmjet bankës, banka e materializon, madje ata edhe bisedat me klientët i paguajnë!
Paramendoni, nëse merrni kredi me afat kthimi prej 30 vitesh, për banesën që kushton 100 mijë euro, ju jeni të detyruar që bankës t’i paguani nga 675 euro për çdo muaj.
Paramendoni nëse ju për çdo muaj investoni në fonde të aksioneve, me një shkallë vjetore të interesit prej 15 për qind, pas 30 vjetësh në këto fonde nga 675, 41 euro në muaj, ju do të keni 3 500 000 euro dhe pas 30 vjetësh ju me këto para do të mund të blini shumë banesa.
Paraja e gatshme është mbret për çdo send që ke nevojë. Nëse nuk ke para të gatshme, atëherë nuk je në gjendje t’i plotësosh nevojat tua dhe të familjes tënde. Dhe derisa nuk ke para të gatshme, mos Merr borxh, mos shfrytëzo kartelat e bankave.
Bankat janë një industri e hatashme që kanë depërtuar në të gjithë organizmat financiarë. Kanë depërtuar në çdo pore të jetës.
Ato janë shndërruar në kompani të hatashme të cilat i kontrollojnë Qeveritë, kontrollojnë Universitetet, kontrollojnë gjithë botën (njerëzit mendojnë se Qeveritë kontrollojnë Bankat, në të vërtetë është e kundërta).
Bankat u janë përshtatur klientëve, ato kanë arritur t’i plotësojnë kërkesat e klientëve, por janë të përgatitura asisoj që bëjnë gjithfarë ofertash vetëm e vetëm për t’i shtyrë klientët që të marrin kredi borxhe: Ato nëpërmjet kartelave ofrojnë kredi të cilat për çdo blerje; pas llogaritjes së kamatës gati e dyfishojnë çmimin dhe harxhimet.
Kur diçka blen pa kamatë, me para në dorë, blen me vullnet, ngase për çmimin merresh paraprakisht vesh me tregtarin për lirimin e produktit, të cilin zakonisht e japin më lirë kur paguhet me para të gatshme.
Ju duhet ta përdorni këtë metodë të blerjes, ngase kjo është metoda dhe rregulla e suksesit të financave tuaja dhe të familjes suaj.
Bindeni veten se nuk jeni i pasur që të merrni kredi dhe vetëdijeso-huni se nëse merrni kredi, ju punoni për bankat.
Përmbahuni kësaj rregulle të jetës, dhe do të vëreni se është shumë mirë, dhe do të shpërbleni shumëfish. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Ja mënyra se si t'ju zgjasë seksi orë të tëra!
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje