Tingulli mbresëlënës i Ford GT Mk II derisa nisë vozitjen nëpër pistë
Mjafton të paguhen një milion euro, vetëm për t’ia dëgjuar këtë tingull mbresëlënës
Forg GT është një super-makinë shumë e mirë, mirëpo GT Mk II është ngritur në një nivel edhe më ekstrem, transmeton Telegrafi.
Ky version i fokusuar vetëm për pista, i prezantuar gjatë vitit të kaluar në Goodwood Festival of Speed, është ndërtuar në vetëm 45 njësi, që kushtojnë duke filluar nga një milion euro. Pasi që ka çmim të lartë, është mjaft i rrallë nëpër pista, por nuk është e pamundshme që të shihet.
Ditë më parë, e kemi parë një super-makinë të tillë, që ishte kërkuar të modifikohet nga nënpresidenti i Google, Benjamin Treynor Sloss. Tani është parë kjo makinë, në versionin përfundimtar, derisa ishte në lëvizje.
Në pamjet e shpërndara në Instagram, shihet Ford GT Mk II derisa nisë vozitjen nëpër një pistë dhe tingulli që lëshon është mbresëlënës dhe tregon se ka fuqi shumë të madhe.
Brenda Ford GT Mk II është motori me 3.5 litra që prodhon 700 kuaj fuqi, derisa makina ka peshë të lehtë dhe aerodinamikë të lartë, që i mundëson funksionim shumë të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Vitin e kaluar, gjermanët eksportuan më shumë vetura elektrike sesa importuan
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'