Aktorja e njohur nga Venezuela, Coraima Torres e serialit “Kasandra”, ishte shumë e njohur në Kosovë në vitet e 90-ta.
Në intervistën për Portali.Info, ajo flet për Kosovën dhe fansat e saj që e ndoqën gjatë serialit “Kasandra”, i cili paraqiste dashurinë, intrigat, dallaveret dhe ndjenjat e pandashme mes “Kasandrës dhe Luis David”.
Ndiqeni më poshtë intervistën nga Coraima Torres-Kasandra për Portali.info.
Çka bëni, me çfarë merreni?
Coraima Torres: Sapo mbërrita nga Meksika ku kemi përfunduar realizimin e serialit “El Señor de los Cielos”, për të cilën u ndava shumë e kënaqur, pasi që përvoja ishte e mrekullueshme. Pastaj pritet që këtë vit do të kem shfaqje edhe në teatër.
Nga kush përbëhet familja juaj?
Coraima Torres: Në shtëpinë tonë jetojmë katër anëtarë të familjes, jetojmë me djalin Manú, me burrin Nicolás, Dianën që është menaxhere e shtëpisë, pastaj kemi edhe dy mace që jetojnë me neve në shtëpi.
A e dini që telenovela “Kasandra” ka qenë tepër e njohur në Kosovë dhe keni qenë shumë e dashur nga kosovarët pavarësisht moshës dhe gjinisë?
Coraima Torres: Po! Dhe është diçka që më ka mbushë me shumë emocione.
A është e vërtetë se në atë kohë ju keni vizituar shumë kryeqytete të Ballkanit?
Coraima Torres: Po, kemi shkuar për vizita pasi kemi mbaruar transmetimin e serialit “Kasandra” dhe ishte vërtet e mrekullueshme për mua të ndjeja dashurinë e njerëzve, ishte një përvojë që e vlerësoj thellë. Unë gjithmonë i mbaj ato në zemrën time në një mënyrë shumë të veçantë.
Është përfolur shpesh që ju keni lidhje familjare më personazhin “Randu” te seriali “Kasandra”, a ka diçka të vërtetë këtu?
Coraima Torres: Jo, nuk jemi familjar me Henry Soto (Randu), vetëm jemi bashkëpunëtorë dhe ndonjëherë kontaktojmë në rrjete sociale. Kur isha në Miami, takova aktorin Carlos Arreaza, i njohur si (Tomas) të seriali “Kasandra”.
Çka keni për t’i thënë fansave në Kosovë të Coraima Torres?
Coraima Torres: Për fansat nga Kosova them se e kanë një vend të veçantë në zemrën time dhe kur pranoj mesazhe prej tyre emocionohem shumë. Besoj se një ditë do t’i vizitojë…
Biografia e shkurtët e Coraima Torres:
Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Venezuela, në fund të viteve 1980.
Rolet e saj të para ishin në telenovelat “Gardenia” dhe “Alondra”. Pas kësaj ajo mori rolin kryesor në telenovelën e famshme “Kassandra”, e cila u shfaq në më shumë se 100 vende.
“Kassandra” zgjati 150 episode midis tetorit 1992 dhe maj 1993 dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm në Venezuelë. Seriali ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në transmetimet e tij të mëvonshme, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, Rumani, Itali, Rusi, ish-kombet e Bllokut Lindor, dhe Ballkan. /Portali.info/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Çfarë shikon?”, Ronaldo përsërit frazën e famshme të Messit – videoja bëhet virale në rrjetet sociale
“A je në një lidhje me Erjola Doçin?”, Ronaldo Sharka i kthen ndjekësit përgjigjen epike
Fansat i kërkojnë Loredanës dhe Adeyemit të sjellin një fëmijë në jetë, nuk mungoi reagimi i reperes
Fansat i kërkojnë Loredanës dhe Adeyemit të sjellin një fëmijë në jetë, nuk mungoi reagimi i reperes
"A je në një lidhje me Erjola Doçin?", Ronaldo Sharka i kthen ndjekësit përgjigjen epike
Adriana Matoshi bëri një ndryshim të madh në dukje
"Çfarë shikon?", Ronaldo përsërit frazën e famshme të Messit - videoja bëhet virale në rrjetet sociale
Lotina nuk mungon për festën e ditëlindjes të nënës së Mozzikut
“Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muaj, nuk ka qenë i martuar” – Reagon sërish Klea Prenga
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar