Në Lenzburg të Kantonit Aargau të Zvicrës një person është hedhur nga kati i tretë i një ndërtese banimi të hënën në mbrëmje. Tani ai, me lëndime të rënda, është shtruar në spital.
Një zënkë familjare duket të jetë zhvilluar në Lenzburg në mbrëmjen e të hënës. Një burrë 38-vjeçar ka kërcyer nga ballkoni në katin e tretë i një ndërtese banimi në Lenzburg AG, shkruan blick.ch
Më vonë, kanë dalë në dritë edhe detaje tjera: gruaja e 38 vjeçarit kishte telefonuar urgjencën në orën 16:00 dhe e ka njoftuar se burri e kishte goditur atë dhe njërin nga fëmijët, përcjell albinfo.ch. Policia kishte shkruar menjëherë në ndërtesën në fjalë.
Kur policia u takua në apartament me të dyshuarin për dhunë, si fillimisht kishte pasur sjellje të qetë. Por papritur, ai kishte kapur një thikë të cilën e kishte mbajtur në qafë.
Edhe pse policët janë përpjekur ta qetësonin dhe të merrnin nën kontroll situatën për një kohë të gjatë, ai kishte shkuar në ballkon, dhe duke e mbajtur ende thikën në dorë ishte ulur në murin e ballkonit..
Ndërkohë që policët po bisedonin me të për minuta të tërë, ai papritmas ra poshtë, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, kosovari ka pësuar lëndime të rënda duke rënë nga lartësia prej gati tetë metrash.
Një autoambulancë e ka transportuar atë në Spitalin Kantonal Aarau, ku është dashur të operohej. Aktualisht asnjë informacion i mëtejshëm nuk është në dispozicion mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Gruaja dhe fëmijët kanë shpëtuar të padëmtuar. Prapavija dhe motivet e personit në fjlë janë ende të paqarta. Zyra e prokurorit publik në Lenzburg-Aarau ka hapur një hetim penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak