Banorët e Lagjes së Doktorëve në veri të Mitrovicës janë në hall me mungesën e energjisë elektrike. Kjo pasi kompania serbe e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, po heq siguresat nga trafoja prej së cilës furnizohet me rrymë kjo lagje. E një veprim i tillë ka ngritur shqetësime të mëdha tek banorët.
Ky veprim ka ngritur shqetësime tek banorët e kësaj lagjeje. Madje, Avdullah Banjska thotë se duke pas parasysh që është dimër, vështirësitë janë edhe më të mëdha.
“Vijnë kujdestarët e kompanisë që merret me menaxhimin e rrymës në këtë pjesë dhe largojnë siguresat e rrymës për lagjen Suhodoll për arsyen që të mos digjet trafo për shkak të ngarkesës. Është situatë shumë e vështirë pasi është edhe dimër”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Avdullah Banjska.
Njëjtë është shprehur edhe Adnan Bekteshi, përcjell Telegrafi.
“Është shumë problem shqetësues për banorët e lagjes sonë pasi aty janë kyçur edhe disa linja tjera. Është dimri dhe dëmi është i madh”, deklaroi Adnan Bekteshi.
E Rexhep Miftari thotë se për këtë çështje kanë kërkuar ndihmë edhe nga organizata të huaja.
“Në ditët në vazhdim do të kemi takime edhe me ndërkombëtarët si UNMIK, KFOR etj., pasi për shkak të kësaj ngarkese siguresat u janë hequr disa herë shqiptarëve e disa herë tjera serbëve gjë që ka ngjallur tensione. Ne nuk duam të kemi telashe me serbët prandaj kemi kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët”, deklaroi banori Rexhep Miftari.
Ndërkohë, KOSTT e KEDS thonë se nuk është në përgjegjësinë pasi që nuk kanë qasje atje. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet një person nga Manastiri i kërkuar me fletarrest
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
Mashtrimi me faturat tatimore dhe dëmi mbi 50 milionë lekë ndaj shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për biznesmenin
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare