LAJMI I FUNDIT:

Mjegulla paraqet rrezik, nga pjesëmarrësit në trafik kërkohet kujdes i shtuar

Mjegulla paraqet rrezik, nga pjesëmarrësit në trafik kërkohet kujdes i shtuar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka urdhëruar operatorët që nga ora 04:00 e mëngjesit të fillojnë kriposjen e rrugëve rajonale, magjistrale dhe autostradave të vendit, si preventivë ndaj ngricave dhe akullit të mundshëm të shkaktuara temperaturat e ulëta dhe mjegulla e dendur që ka mbuluar vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Fillojetë Konjuhi – zëdhënëse e Ministrisë së Infrastrukturës.

Konjuhi ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin meqë dukshmëria horizontale është tejet e ultë në disa pjesë të Kosovës.


“Kriposja ka filluar që nga ora 04:00 e mëngjesit. Kjo si preventivë ndaj ngricave që mund të shkaktojë mjegulla dhe temepraturat e ulëta. Ne lusim pjesëmarrësit në trafik të rrisin kujdesin, të respektojnë urdhërat e komunikacionit dhe të policisë, sepse dukshmëria horizontale në shumë pjesë të Kosovës është shumë e ulët”, tha Konjuhi për ‘RADIO 1’.

Konjuhi tutje rikujtoi se për gjendje e rrugëve lokale, përgjegjëse janë komunat, mirëpo nëse nuk kanë kapacitete të duhura, ata duhet ti drejtohen Ministrisë së tyre.

“Një sqarim, dje Ministria ka pranuar shumë ankesa qytetare për gjendjen pra mosmirëmbajtjen e rrugëve lokale. Ne sqarojmë se Komunat respektive  e kanë në autoritetin e tyre ta bëjnë këtë gjë dhe normalisht kanë buxhetin e tyre. Nëse kanë probleme mund të na drejtohen neve si Ministri që ti mbështesim. Qytetari nuk bënë të mos ndjehet i sigurt në komunikacion”, tha Konjuhi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori