LAJMI I FUNDIT:

Në mes të ditës në qendër të Londrës, tre persona futen me veturë në argjendari dhe vjedhin stoli ari – njëri prej tyre kapet nga kalimtarët e rastit

Në mes të ditës në qendër të Londrës, tre persona futen me veturë në argjendari dhe vjedhin stoli ari – njëri prej tyre kapet nga kalimtarët e rastit

Kamerat e sigurisë brenda një argjendarie në Londër, kanë kapur momentin kur persona të maskuar me helmeta në kokë futen me veturë Range Rover në lokal, thyejnë derën dhe më pas fillojnë t’i mbushin çantat me stoli ari – e gjitha zhvillohet në mes të ditës në qendër të qytetit.

Ben Wegener, 34-vjeç është shpallur fajtor për plaçkitje, vozitje të rrezikshme dhe posedim të armëve, shkaktim të dëmeve materiale dhe vjedhje të stolive të arit, transmeton Telegrafi.


Ai së bashku me dy persona tjerë u futën në lokal me Range Rover duke thyer dyert e xhamit në pjesën perëndimore të Londrës. Për fat të mirë personat që ishin brenda lokalit nuk u goditën nga vetura që u fut me shpejtësi brenda, ndërsa me të dalë nga mjeti nxorën çekiçët me të cilët filluan t’i thyejnë vitrinat e xhamit që kishin stoli të ndryshme ari.

Megjithatë kur tentuan të arratisen kalimtarët e rastit reaguan duke arritur ta ndalin njërin, që edhe ka përfunduar në pranga të policisë dhe është dënuar. Ndërkaq me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar veturën me të cilën ishte kryer vjedhja, ndërsa aty u konstatua se edhe vetura ishte vjedhur në një lagje tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori