Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u mbajtur seanca përfundimtare në procesin gjyqësore i njohur si rasti “Syri i Popullit”.
Në fjalë përmbyllëse të tij prokurori i rastit, Sylë Hoxha ka kërkuar të lirohet nga aktakuza e akuzuara Lirije Luzha dhe Sabit Berisha në mungesë të provave.
Me kërkesë të kryetare së trupit gjykues, Naime Krasniqi Jashanica seanca është hapur për publikun, por nuk lejohet të merren pamje nga mediat.
Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtës i të akuzuarit, Sadri Ramabaja tha se ajo çka mund të dal nga fjala e prokurorit është se aktakuza është e pabazuar në argumente juridike dhe faktike. Sipas tij, ky rast është i montuar për qëllim të caktuara.
“Unë paraqita fjalën përmbyllëse dhe argumentova se asnjë fakt i vetëm nuk është vërtetuar se Sadri Ramabaja është pjesë e kësaj organizate siç quhet terroriste. Unë kam shpjeguar se rasti është i montuar nga persona të caktuar për qëllime të caktuara… Nga krejt ajo që u tha pres një aktvendim lirues, aktgjykimi lirues mund të vijë vetëm nëse gjyqi nuk është i ndikuar. Unë kam frikë që gjyqi do jetë i ndikuar sepse në këtë proces gjyqësor kanë ndihmuar krerë shtetërorë dhe që kanë bërë me gisht drejt të akuzuarve se këta janë fajtorë kanë kryer këtë vepër penale këta kanë dashur të na vrasin”, tha ai, raporton KP.
Krasniqi shtoi se trupi gjykues nuk ka qenë i pavarur duke filluar nga momenti kur pranoi urdhrin e presidentit të shtetit, Hashim Thaçi që seanca të mbahet e mbyllur.
Madje ai tha se pyetjet që i bëri Thaçi kanë qenë të ndaluara.
“Unë mendoj që trupi gjykues nuk ka qenë i pavarur ka qenë i ndikuar nga krerët e shtetit më i ndikuar nuk e di si do të dukej kur kryetari i shtetit urdhëron të largohet publiku dhe mediat nga gjykimi dhe gjykata pa hezitim e pranon këtë propozim të kreut të shtetit, prandaj kryetari i shtetit shtron pyetje aso çfarë nuk i ka shkruar prokurori, të gjitha pyetjet që i ka shtruar Hashim Thaçi kanë qenë të ndaluara, prandaj këtu gjykata është dashur të intervenojë në këtë çështje”, tha Krasniqi.
Ai foli edhe për sjelljen e ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ka dëshmuar në këtë proces gjyqësor.
“Ju i keni parë sjelljet e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kryetari i institucionit më të lartë shtetëror e ka shkelur ligjin, kryetari i Kuvendit i ka sulmuar të akuzuarit i ka quajtur tradhtar i ka quajtur pleh e çdo epitet të mundshëm”, u shpreh avokati mbrojtës i të akuzuarit, Sadri Ramabaja.
Edhe për prokurorin e rastit Sylë Hoxha, Krasniqi tha se i ka qëndruar besnik personave të cilët i kanë thënë të ngrejë këtë aktakuzë.
“Prokurori ka qenë pjesë e dëshmitarit, prokuroi ka dëshmuar është besnik ndaj atyre që i kanë thënë ta bëjnë këtë aktakuzë, prokurori nuk e mbronte ligjin. Prokurori dëshmonte se ishte krah i dëshmitarëve që i kanë thënë për këtë aktakuzë”, u shpreh ai.
Deri tani fjalën e tyre përfundimtare e kanë dhënë të akuzuarit Avni Llumnica, Ragip Shillova, ndërsa duke filluar nga ora 13:00 fjalën e tij përmbyllëse do e jep i akuzuari, Sadri Ramabaja.
Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, te akuzuarit thuhet se kishin planifikuar sulme dhe vrasje ndaj personaliteteve të larta shtetërore dhe ish-funksionarëve të viteve 1980-1991 duke i cilësuar si tradhtarë të vendit.
Këto sulme, sipas aktakuzës, ata kishin planifikuar t’i kryenin ndaj presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryeministrit Isa Mustafa, Xhavit Halitit, Fatmir Limajt e të tjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë 6 herë
Posta e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria – The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj