LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Elbasan, plagoset 22-vjeçari

Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Elbasan, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një përleshje me armë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet K.P.


Ora News duke cituar burimet raporton se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy makinave në lëvizje. I plagosuri po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e konfliktit me armë.

Policia e Elbasanit ka nisur identifikimin dhe po punon për kapjen e autorëve të plagosjes.