LAJMI I FUNDIT:

Lenovo lanson gjatë këtij viti tabletin e palosshëm, që do të ketë çmim mjaft të lartë

Lenovo lanson gjatë këtij viti tabletin e palosshëm, që do të ketë çmim mjaft të lartë

Në fillim të vitit të kaluar, Lenovo e shfaqi për herë të parë ThinkPad X1 Fold, tabletin e parë me sipërfaqe të palosshme.

Tashmë është bërë e ditur, se kjo pajisje e zgjuar, do të lansohet gjatë këtij viti, ndërsa do të ketë çmim mjaft të lart, duke filluar nga 2,240 euro, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kushton, të gjithë do ta donin këtë tablet me ekranin 13.3 inç 2K pOLED me rezolucion 2048 x 1536.


Kur të jetë hapur, pjesa e mesit ku duhet të thyhet është e padukshme, gjë që nuk pritet të mbetet njëjtë nëse kjo ndodhë për çdo ditë.

Për ndërtimin e pjesës së jashtme, është përdorur metali që nuk ndryshket, por që hapja dhe mbyllja e tabletit nuk bëhet me shumë lehtësi.

Tableti mund të përdoret në disa mënyra, si i hapur në tërësi për të kryer të gjitha funksionet, po të ndarë në mes dhe në njërën anë të shikohen video, derisa në tjetrën të kërkohet në ndonjë shfletues.

Sipër ekranit është kamera IR me pesë megapixel, lapsi Active për shënime dhe funksione tjera si dhe audio sistemi Dolby me dy altoparlantë.

Kapaciteti i procesorit nuk është bërë e ditur, ndërsa mësohet se ThinkPad X1 Fold, është i pajisur me Windows 10 Pro, derisa ofron 8 GB deri në 1 TB për ruajtjen e materialeve.

Fillimisht, Lenovo kishte thënë se bateria e këtij tableti mund të gjatë për një ditë, ndërsa tani ka bërë të ditur zyrtarisht se me 50 vat bateri, ThinkPad X1 Fold mund të përdoret për 11 orë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Kalo në kategori