LAJMI I FUNDIT:

Çifti nuk ndërpreu dasmën, edhe pse në sfond dukej vullkani që nxirrte tym dhe hi

Çifti nuk ndërpreu dasmën, edhe pse në sfond dukej vullkani që nxirrte tym dhe hi

Një çift filipinas nuk e lejoi dasmën e tyre të “ndahej” nga natyra, ndërsa vazhduan me lidhjen e nyjës, përkundër faktit se në sfond shihej përhapja e hirit të vullkanit Taal.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për çiftin Chino Vaflor dhe Kat Bautista Palomar, të cilët vazhduan ceremoninë e martesës, me gjithë kërcënimin e paraqitur nga një prej vullkaneve më aktive të Filipineve.


Fotografi i dasmës, Randolf Evan i ka thënë BBC-së se ‘nuk kishte asnjë njoftim paraprak’ se vullkani po trazohej.

“Ne kemi vërejtur tym të bardhë që dilte nga Taal gjatë përgatitjeve rreth orës 02:00 pasdite, dhe nga atëherë e dinim se diçka e pazakontë po ndodhte tashmë me vullkanin”, tha ai.

Më vonë pasdite, autoritetet filipinase ngritën alarmin në nivelin e dytë, pasi paralajmëruan se një ‘shpërthim’ mund të ndodhte pak orë më pas.

Si pasojë, rreth 450,000 njerëzve që jetojnë brenda rrezes nëntë milje të vullkanit iu tha të largoheshin.

Por, pavarësisht paralajmërimit, festimet në këtë dasmë vazhduan në vendin e saj të planifikuar – në Fermën Savannah, Alfonso, vetëm gjashtë milje nga vullkani.

Madje, siç thuhet më tej, çuditërisht të gjithë ishin të qetë. Ishte një martesë intime, kështu që të ftuar ishin kryesisht familja e çiftit dhe miqtë e ngushtë, dhe kështu askush nuk u largua.

Ndërkohë mysafirët kanë shpërndarë edhe fotografi në mediat sociale të ngjarjes festive – përkundër sfondit dramatik të vullkanit gjithnjë të “shqetësuar” dhe reve të tij në rritje të avullit dhe hirit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Kalo në kategori