ASH: Qeveria rëndon biznesin, sërish ka rritur normat e kontributeve për paga
Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese për media thotë se qeveria sërish e godet sektorin privat dhe sipas tyre, qytetarët akoma mbeten pa përmirësim të shërbimeve shëndetësore.
“Në vend të mbështetjes reale ndaj sektorit privat dhe transparencës ndaj qytetarëve për mbi 21 milionë euro që u inkasuan gjatë vitit 2019 si rezultat i rritjes për 0,4% për sigurimin e obligueshëm pensional invalidor, ndërsa për 0,1% për sigurimin e obligueshëm shëndetësor, qeveria bën rritjen e radhës të po të njëjtave duke goditur sektorin privat dhe duke lënë qytetarët edhe më tej pa përmirësim të shërbimeve shëndetësore edhe pse kontributet për shëndetësi u rritën”, thonë nga ASH.
Sipas tyre, sërish ka ndërhyrje në ligjin për kontribute dhe për sigurim të obligueshëm shoqëror, që fillojnë nga janari i këtij viti.
“Bazuar në diferencën e re të kontributeve, në rrogën mesatare (bruto) që në tetor të 2019 ishte 38.227,00 den. dhe numrin e të punësuarve që në tremujorin e tretë të 2019 është 799 546 të punësuar, të hyrat në fondin pensional invalidor e shëndetësor, nga diferenca e re e rritjes së kontributeve vetëm për një muaj pritet të jenë më të larta për 2 487 187 euro, ndërsa për gjithë vitin 2020 të hyrat vetëm nga diferenca e rritur do të jenë 29 846 244 euro.
Duke parë që rritjet e mëhershme të kontributeve në 2019-tën nuk sollën përmirësim të shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenie të pensionistëve vlerësojmë se ngritja e kontributeve vetëm se e dëmton dhe dobëson sektorin privat i cili edhe ashtu është pa fuqi dhe mbështetje reale për të dhënë impakt mbi zhvillimin ekonomik të vendit. Prandaj është e natyrshme të shtrohet pyetja: Për çfarë shërben rritja e re e kontributeve nëse ajo nuk reflekton mbi standardin jetësor të qytetarëve?”, thonë nga ASH.
Ata vlerësojnë se nevoja për përmirësim të shërbimeve shëndetësore është urgjente sikurse edhe rritja e pensioneve, por kjo nuk duhet të jetë assesi marrje nga njëra dorë për të dhënë në dorën tjetër të qytetarit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime