LAJMI I FUNDIT:

Zaimi: Duan të vënë nën presion Lëvizjen për marrëveshje të keqe

Zaimi: Duan të vënë nën presion Lëvizjen për marrëveshje të keqe

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar ndaj të gjithë atyre që po e kritikojnë partinë e tyre për vonimin e krijimit të institucioneve.

Zaimi përmes një shkrimi në Facebook thotë se kritikuesit duan që VV-ja të ngutet për ta bërë Qeverinë, në mënyrë që ta bëjë ndonjë marrëveshje të keqe.

“Sa çudi, ata që s’na kanë votuar kurrë po thonë se janë lodhur nga vonesat dhe nga bisedimet për koalicion, dhe si hakmarrje s’do të na votojnë më kurrë. E ata që na kanë sharë gjithnjë, nëpër banakë mediash a kafesh, edhe ata të lodhur e të mërzitur nga vonesat, kanë nisur të na shajnë prapë. Sharjet e njëjta: jeni njësoj si të tjerët, nuk i përshtateni askujt, e keni vetëm për pushtet, nuk doni pushtet.


(Dhe pse të tjerët kurrë s’u vonuan në negociata, qeveritë i bënë shpejt, edhe marrëveshjet me Serbinë e privatizimet korruptive po aq shpejt.)

Më qesharakët janë hajnat e ish-qeverisë, që po i shfrytëzojnë edhe këto ditë jashtë afatit për vjedhjet e fundit. Edhe ata po thonë se janë lodhur nga vonesat për krijimin e qeverisë së re.

Ky cirk honxho-bonxhosh duan të vënë nën presion Lëvizjen për marrëveshje të keqe. Po t’ua kishte vënë veshin Lëvizja presioneve të tilla, sot s’do ishim subjekti më i madh në vend”, ka shkruar ai.

 

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori