Bora sërish ka nisur të bie në Kodrën e Diellit. Kushtet klimatike tashmë janë optimale për skijim. Por qytetarët vazhdojnë të ankohen për mungesën e kushteve tjera. Skiliftët nuk janë lëshuar në funksion dhe as gjashtëulësja që u premtua para gjashtë vitesh për këtë vend turistik ende nuk është gati.
“Si çdo vit tjetër kushtet nuk janë të mira, risi këtë vit është gjashtëulsja që është instaluar por ende nuk është në funksion. Është problem puna e parkimit, por jemi mësuar me këtë problem”, tha një instruktor skijimi.
Hamdi Sulejmani nga nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” thotë se është turp të flitet më për këtë temë.
“Është turp të flasim më për këto detaje pasi që që gjashtë vite po ndërtohet skilifti në Kodrën e Diellit, ende i papërfunduar. Ne shpesh po bëjmë pyetje direkte drejt institucionit i cili menaxhon me atë dhe të na jap dokumente konkrete oficiale të cilat vijnë nga institucionet shtetërore se ai skilift është i vënë në funksion. Ato dokumente nuk janë ende në pah nuk shihen”, deklaroi Hamdi Sulejmani nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Skiliftin e premtoi disa herë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Para tre muajve nga Kodra e Diellit, Bekteshi pati premtuar se gjashtëulësja do të lëshohet në përdorim përpara fillimit të sezonit dimëror. Mirëpo ajo nuk është në funksion. Sot për TV21, Bekteshi tha se Inspektorati teknik në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë ka kryer inspektimin teknik, tani procedurat janë nën kompetenca të ESM-së.
Nga ESM nuk morëm ndonjë përgjigje se kur planifikohet të lëshohet në përdorim gjashtëulësja. Sipas disa burimeve, jozyrtarisht TV21 mëson se pjesa teknike është në rregull, janë bërë edhe testimet për skiliftin, po pritet vetëm pjesa administrative, për të cilën duhet të japë dritë jeshile Ministria e Transportit dhe lidhjeve.
Ndryshe “ELEM-Turs” menaxhon me disa kapacitete turistike, mes tyre edhe me Kodrën e Diellit si filiali më i madh që ka nën kompetenca.
Me kalimin e viteve problemet në Kodrën e Diellit janë grumbulluar njëri pas tjetrit, ndërsa deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje afatgjatë, përveç rrugës që u asfaltua vitin e kaluar që të çon në kodrën e diellit. Gjashtë vjet u premtua një skilift me gjashtëulëse, nuk ka parkingje, as ndriçim sa duhet gjatë natës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Të respektohet privatësia, mos spekuloni
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet