LAJMI I FUNDIT:

E vranë dhe e dogjën me cigare në Francë, vjen në Shqipëri trupi i Brunilda Kovaçit

E vranë dhe e dogjën me cigare në Francë, vjen në Shqipëri trupi i Brunilda Kovaçit

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i 37 vjeçares nga Berati Brunilda Kovaçi, e cila u gjend e vrarë dhe pjesërisht e vdekur më datë 24 dhjetor në afërsi të Kanës.

37-vjeçarja nga Berati punonte si prostitutë në Francë, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët e rastit.

Policia arrestoi më pas një të ri që punonte si kamionist me akuzën se e kishte vrarë Brunildën.


I dyshuari kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të, tha prokurori i çështjes, Fabienne Atzori.

Zbulimi i trupit të së ndjerës u bë në zonën e Mougins (Alpes-Maritimes), mëngjesin e Krishtlindjeve.

Viktima, u gjet e zhveshur dhe pjesërisht e djegur me cigare, e braktisur në një park në Valmasque, zonë me shumë pak lëvizje.

Policia tha se viktima ishte nga Shqipëria, ndërsa këtë e konfirmoi dhe prokurori Fabienne Atzori.

“Gruaja 37 vjeçare, ishte një shqiptare dhe jetonte në zonën pranë vendit të krimit. Ajo ishte nënë e një fëmije në moshë të vogël”, tha ai.

37 vjeçarja nga Berati, nënë e tre fëmijëve kishte disa vite që jetonte në Francë. Ajo me vete kishte vetëm djalin e vogël 3 vjeç, ndërsa dy fëmijët e tjerë i kishte lënë në Shqipëri, shkruajnë mediat në Shqipëri.

 

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori