LAJMI I FUNDIT:

Dimkovski: Për herë të parë pas 12 viteve shteti nuk do të kthejë fonde evropiane nga programi IPARD 2

Dimkovski: Për herë të parë pas 12 viteve shteti nuk do të kthejë fonde evropiane nga programi IPARD 2

Për herë të parë pas 12 viteve shteti nuk do të kthejë fonde evropiane për masat nga prograi IPARD 2, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Trajan Dimkovski i cili sëbashku me drejtorin e Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Nikollçe Babovski mori pjesë në seancën në suaza të ditëve informative që janë të dedikuara për informim të gjithë kërkuesve potencial për shfrytëzim të mjeteve financiare në Programin IPARD 2014-2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fushata për informim dhe edukim për instrumentin ndihmës para aplikative të BE-së për zhvillim rural vazhdon edhe këtë vit, ndërsa këtë muaj është dedikuar për informim në lidhje me kushtet e aplikimeve për masën 3 “Investime për mjete bazë për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut”, nga IPARD 2.


Nga aplikimet e pranuara, tha ministri Dimkovski, Agjencia e pagesave ka përpunuar 824 kërkesa, prej ku janë paguar gjithsej 12.5 milionë euro ndihmë financiare. Sipas Dimovskit, kjo është hera e parë që RMV nuk kthen fonde financiare në BE për shkak të shfrytëzimit të ulët, por në të kundërtën, do të ketë nevojë për fonde shtesë për shkak të interesit të shtuar./Telegrafi/