Samsung Electronics debuton QLED 8K 2020 si dhe formacionet e zgjeruara MicroLED, dhe Lifestyle TV në CES 2020
Inovacioni QLED 8K kombinon modelin premium, cilësinë e sofistikuar të fotografive, Inteligjencën Artificiale dhe një përvojë gjithëpërfshirëse të audios. Televizorët e rinj targetojnë si kinemanë në shtëpi, ashtu edhe nevojat e lidhura të stilit të jetës me cilësi të përmirësuar të figurës, tingullit dhe veçori të zgjuara.
Samsung Electronics zbuloi formacionin e tij të fundit të televizorëve MicroLED, QLED 8K dhe Lifestyle TV, përpara CES 2020. Me prezantimin e madhësive të reja të ekranit, aftësive të Inteligjencës Artificiale së 8K, teknologjisë inovative të orientimit të ekranit dhe më shumë, Samsung tregoi se si formacionet e tij në vitin 2020 ripërcaktojnë përvojën gjithëpërfshirëse të shikimit dhe revolucionarizojnë integrimin e pajisjeve në shtëpi. Mbreti i këtyre debutimeve spektakolare, ishte padyshim QLED 8K 2020. Linja e gjeneratës tjetër ofron një vështrim në të ardhmen e teknologjisë vizuale. Ajo kombinon risitë më të fundit që e bëjnë përvojën e shikimit më përfshirëse me veçoritë e lidhura, dhe stilin e jetës së konsumatorit më të integruar për të ofruar përvojën më të mirë të argëtimit në shtëpi.
“Konsumatorët përdorin ekranet çdo ditë për të punuar nga shtëpia, për të kryer ushtrime fizike, madje edhe për të blerë nga shtëpia. Teksa stili i jetës vazhdon të evolojë, ekrani i televizorit po evoluon me të për t’i siguruar konsumatorëve qasje në përmbajtjen e tyre të preferuar dhe informacionin në kohë reale kurdo dhe kudo që ata dëshirojnë,” tha Jong-hee Han, President i Departamentit të Teknologjisë Vizuale në Samsung Electronics. “Si pjesë e vizionit tonë për “Ekranet Kudo “, ne jemi të entuziazmuar të ofrojmë një përvojë më të gjallë dhe të lidhur në shtëpi, duke përfshirë karakteristikat e mundësuara nga Inteligjenca Artificiale dhe teknologjinë 8K në ekranet tona.”
Formacioni 8K QLED zgjerohet me Procesorin e fuqizuar AI Quantum 8K and dizajnin
Formacioni QLED 8K 2020 u siguron konsumatorëve një përvojë të paprecedentë të shikimit dhe integrim të pashembullt të shtëpive të zgjuara. Ai përdor fuqinë e teknologjisë së zgjeruar të AI (Inteligjencës Artificiale) për të përmirësuar aftësitë audio, video dhe ato inteligjente. Inovacioni Q950TS QLED 8K TV i Samsung është televizori i parë 8K i industrisë që kombinon një faktor jashtëzakonisht të hollë të formës, cilësi premium 8K dhe një audio mbresëlënës. Gjithashtu, Q950TS prezanton Infinity Screen, i cili prodhon një raport ekrani me trupin prej 99 përqind për të krijuar një përvojë të paprecedentë të shikimit.
Me rezolucion mahnitës 8K, Q950TS jep cilësinë më të mirë të pamjeve LCD në treg. E pajisur me Procesorin AI Quantum 8K, ai ka aftësi të integruara 8K AI që mund të rrisin automatikisht lartësinë e përmbajtjes jo-8K në rezolucionin e pacënuar dhe real 8K. Me një veçori të quajtur Adaptive Picture, ai gjithashtu mund të optimizojë ekranin si për ambientin ashtu edhe për imazhe individuale. Dhe procesori AI Quantum – termocentrali prapa inovacionit pioner – po ndihmon gjithashtu fuqizimin e platformës së hapur të shtëpisë të zgjuar të Samsung, Tizen, duke i dhënë mundësi përdoruesve të përjetojnë gjithçka, nga cilësia e përmirësuar e fotove, deri tek rritja e përdorshmërisë ndaj funksioneve të tjera të lidhura në shtëpi.
Duke mbështetur më tej cilësinë e figurës dhe përmirësimet e dizajnit të formacionit QLED 8K, ekosistemi 8K vazhdon të zgjerohet për të siguruar riprodhim pa probleme të përmbajtjes 8K nga ofruesit si YouTube. Miratimi i kodikut AV1 lejon norma më të mira të kompresimit dhe mundëson mbështetjen e teknologjisë HDR10 +, dimensionin e imazhit, optimizimin e shkëlqimit dhe raportin e kontrastit.
Prapa amplifikimit të cilësisë së figurës janë veçoritë premium të tingullit QLED 8K – Q Symphony, Object Tracking Sound (OTS) dhe Active Voice Amplifier. Këto karakteristika maksimizojnë tingullin e ngushtë duke dhënë audio dimensionale dhe dinamike që korrespondon me përvojat e shikimit në ekran të madh. Dhe kur çiftëzohet me shiritin e zërit CTA HQ-Q800T, të nderuar me çmimin “Best of Innovation”, altoparlantët e e televizorit sinkronizohen me shiritin e zërit për të shërbyer si një kanal shtesë audio dhe për të krijuar një transmetim më dinamik. Në vitin 2020, Bixby, ndihmësi i Inteligjencës Artificiale të Samsung, po bëhet edhe më i zgjuar. Konsumatorët mund të përdorin televizorin e tyre për të ndryshuar gjendjen shpirtërore të një dhome. Tani, përdoruesit do të gëzojnë qasje më të lehtë në përmbajtjen që duan, me aftësi të zgjeruara të kontrollit të shtëpisë dhe televizorit të zgjuar.
Q950 përmban një Udhëzues Universal të ri dhe të përmirësuar që përdor algoritme të bazuara në AI për të analizuar llojin e përmbajtjes që shikojnë konsumatorët, si dhe shërbimet dhe kanalet televizive që ata priren të përdorin, për të ofruar rekomandime të personalizuara në mënyrë unike në përputhje me rutinen dhe shijet e tyre specifike. Q950 mund të shërbejë si qendra kryesore për stërvitje dhe meditim brenda shtëpisë, përmes lançimit të Samsung Health në TV. Përmes Samsung Health në Q950, konsumatorët do të jenë në gjendje të shohin aktivitetet e tyre, të ndjekin përparimin e tyre dhe të ndjekin qëllime të përbashkëta të fitnesit me të gjithë familjen.
Tap View lejon konsumatorët të pasqyrojnë ekranet e telefonit të tyre në televizor vetëm duke prekur të dy pajisjet së bashku. Ndërsa Multi-View siguron që këta konsumatorë mos të humbasin asgjë në secilin ekran duke projektuar ekranin e pajisjes celulare në televizor, së bashku me një dritare të veçantë për përmbajtjen e tyre në TV. Me 14 paraqitje të ndryshme, përdoruesit mund të rregullojnë përvojën e tyre të shikimit, nga shikimi krah për krah tek foto më foto, së bashku me një sërë opsionesh të tjera. Dhe me Digital Butler, konsumatori mund të kontrollojë më shumë pajisje se kurrë më parë duke përdorur teknologji infra red për të zbuluar dhe kontrolluar pajisjet non-IoT brenda shtëpisë
Rezultati përfundimtar i këtyre risive të ndryshme është televizori i ri pioner Q950TS QLED 8K, i cili është televizori i parë në industri që transmeton audio përreth tingullit, rezolucionin real 8K dhe një faktor mahnitës, super të hollë të formës.
“Rezolucioni 8K ka potencialin për të transformuar industrinë tonë. Ekranet mbi 75″ janë segmenti me rritjen më të shpejtë në treg, dhe ky segment është ai ku rezolucioni 8K ka më shumë rëndësi,” tha Joe Stinziano, Drejtor i Departamentit të Biznesit të Elektronikës së Konsumatorëve në Samsung Electronics America. “Formacioni ynë 8K 2020 tregon fuqinë e këtij potenciali. Aftësitë e tij të pashembullta zhytëse dhe karakteristikat unike inteligjente fuqizojnë konsumatorët të ndjekin pasionet e tyre në mënyrën më thjeshtë dhe më gjithëpërfshirëse të mundshme. ”
MicroLED, pioneri i tregut të argëtimit në shtëpi
Samsung prezantoi MicroLED modular të gatshëm për shtëpi, i cili ndërthur teknologjinë e ekranit të gjeneratës së ardhshme me aftësi të paprecedenta personalizimi. Konsumatorët tani janë në gjendje të përjetojnë personalisht se si ekipet e inxhinierisë së projektimit dhe inovacionit të Samsung kanë riprojektuar televizorin.
Me madhësi të ekranit 75, 88, 93 dhe 110 inç, modelet MicroLED janë të përshtatshme për një larmi shtëpish dhe stilesh jetese. Modelet e reja MicroLED 88 dhe 150 inç prezantojnë dizajne infinity super të holla, duke hequr praktikisht të katër anët e kornizave për një rezultat që përshtatet në çdo mur. Konsumatorët gjithashtu mund të lidhin panele të shumta MicroLED së bashku për të krijuar kombinime të reja dhe për të përshtatur televizorin me hapësirën e tyre specifike.
Ekranet MicroLED ofrojnë cilësi më të mirë të klasës: thellësi më të madhe, rezolucion më të mire, qartësi më të lartë, si dhe një shkëlqim kulmor prej 5,000 njësish. Ato gjithashtu shfrytëzojnë aftësitë rritëse për të dhënë përmbajtjen me cilësi më të lartë, pavarësisht nga burimi. Rezultati është që këto ekrane MicroLED ofrojnë një sens të pashembullt “zhytjeje” për përvojën e shikimit në shtëpi.
Televizori Lifestyle “The Sero” zgjeron mundësitë e transmetimit në tregjet botërore
Samsung gjithashtu po rrit portofolin e tij të TV Lifestyle me The Sero. Sero, që do të thotë “vertikale” në gjihën koreane, ka aftësinë të navigojë midis orientimeve horizontale dhe vertikale – ashtu si një smartphone ose tablet. Pas pjesëmarrjes së tij fillestare në Korenë e Jugut vitin e kaluar, Samsung ka vendosur të zgjerojë disponueshmërinë e Sero në disa tregje globale në vitin 2020.
Teknologjia e orientimit të ekranit Sero lidhet lehtësisht me pajisjet celulare të përdoruesve për të shfaqur mënyrë të natyrshme përmbajtjen në formatet tradicionale horizontale, si dhe formatet vertikale të dizenjuara për konsum celular. Konsumatorët mund të shijojnë një shumëllojshmëri të përmbajtjes – përfshirë ate në mediat sociale, YouTube dhe videot e tjera personale – në çfarëdo orientimi ekrani që pasqyrojnë pajisjen e tyre celulare.
I përqëndruar drejt konsumatorëve që i përkasin brezave Millenials dhe Gen Z, Sero përmban një dizajn modern që spikatet në çdo hapësirë, dhe përmban një gamë të veçorive të ndryshme të ekranit kur nuk është në përdorim. Fitues i CTA “Best of Innovation” në CES, Sero kombinon funksionet premium të ekraneve më të mira të Samsung duke siguruar një qasje të re për teknologjinë e argëtimit në shtëpi që plotëson nevojat dhe zakonet e audiencës në rritje të shikimit celular.
“Konsumatorët sot presin televizorë që mund të integrohen plotësisht në stilin individual të jetës së tyre dhe Samsung po ripërcakton rolin e ekranit duke ofruar shërbime të reja dixhitale dhe modele të reja për të përmirësuar jetën tuaj”, tha Grace Dolan, Zëvendës Presidente e Komunikimit dhe Marketingut në Samsung Electronics America.
Për më shumë informacion mbi formacionet televizive të Samsung 2020, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToyota marka më e vlefshme e veturave në botë
Presidenti francez udhëton me veturën e modifikuar DS 7 Crossback Elysee
Industria automobilistike goditet nga tarifat e Trumpit - marka të njohura po përballen me rënie të mëdha aksionesh
Jeep dhe Peugeot tani kanë shefa të rinj
Policia në Dubai së shpejti fillon patrullimin me anë të makinave fluturuese (Video)
Mercedes i vozitur nga legjendat e Formula 1 shitet për një çmim rekord prej 51 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze