LAJMI I FUNDIT:

U shtypën nga turma, numri i të vdekurve arrin në mbi 50 – pamje të kaosit të krijuar në funeralin e gjeneralit iranian

U shtypën nga turma, numri i të vdekurve arrin në mbi 50 – pamje të kaosit të krijuar në funeralin e gjeneralit iranian

Më shumë se 50 pjesëmarrës kanë gjetur vdekjen dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të turmës në ditën e fundit të funeralit të Qassem Soleimani sot në Iran.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lamtumira e Iranit me gjeneralin u shndërrua në një kaos pasi mijëra njerëz u zhvendosën në qytetin e tij të lindjes në Kerman, ku po varrosej në ditën e tretë të funeralit të tij.


Me një numër të madh të të pranishmëve për të parë arkivolin e Soleimanit, mediat shtetërore thanë që mbipopullimi kishte shkaktuar një “shtypje” e cila la 56 njerëz të vdekur dhe 213 të plagosur.

Ndërkohë pamjet që qarkullojnë në internet thuhet se tregojnë punëtorët e urgjencës të cilët u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar të shpëtonin njerëzt, të cilët ishin hedhur në tokë dhe lënduar keq gjatë shtypjes.

Irani sot ripërtëriu premtimet e tij të hakmarrjes ndaj Amerikës, e cila e konsideroi gjeneralin si një udhëheqës terrorist dhe e vrau atë në një sulm me dronë në Irak të premten e kaluar.

Udhëheqësi Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i cili dje u pa duke qarë në publik mbi arkivolin e Soleimanit, ka urdhëruar forcat e vendit të tij të hakmerren drejtpërdrejt kundër interesave të SHBA-së.

Si përgjigje edhe Donald Trump është zotuar të hakmerret nëse Irani sulmon objektivat amerikane. /Telegrafi/