LAJMI I FUNDIT:

Vajza e gjeneralit të vrarë iranian kërcënon ushtarët amerikanë

Vajza e gjeneralit të vrarë iranian kërcënon ushtarët amerikanë

Zeinab Soleimani, vajza e gjeneralit iranian Qassim Soleimani, të vrarë në sulmet ajrore të realizuara nga ushtria amerikane në Bagdad, ka kërcënuar perëndimin dhe forcat ushtarake amerikane në Lindje të Mesme gjatë një fjalimi të mbajtur pas ngushëllimeve të shumta që i janë shprehur në Teheran.

“Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindje të Mesme do t’i kalojnë ditët duke pritur vdekjen e fëmijëve të tyre”, ka deklaruar ajo para qindra mijëra qytetarëve të mbledhur në kryeqytetin iranian, transmeton Telegrafi.

Ajo ka porositur se si vdekja e babait të saj do të zgjojë popullin dhe të vihen edhe më shumë kundër armiqve. Gjithashtu ka kërcënuar SHBA-të dhe Izraelin.


Para masës së mbledhur Zeinab ka bërë të ditur se plani i presidentit amerikan Donald Trump për ndarjen e dy kombeve, Irakut dhe Iranit, me vrasjen e babait të saj nuk ka pasur ndonjë sukses.

“Trump t’i njeri i lojërave të fatit, plani yt i zi të nxitësh ndarjen mes Irakut dhe Iranit ka dështuar. Vetëm sa ke nxitur bashkim më të madh të popujve tanë dhe të rritet urrejtja kundër SHBA-ve”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/