LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në kufi, pritje me orë të tëra për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në kufi, pritje me orë të tëra për të dalë nga Kosova
Foto: Arkiv

Mërgimtarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, tashmë janë nisur drejt vendeve ku jetojnë, e kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata në vendkalimet kufitare.

Kolona më të gjata janë krijuar në pikat kufitare të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në Merdare, kolonat arrijnë deri në 1 mijë e 100 metra, ku për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike duhet pritur tri orë, shkruan Telegrafi.

Gjithashtu tek Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 600 metra, ndërkaq bashkatdhetarët duhet pritur një orë për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike. Gjendja është e njëjtë edhe në Jarinje.


Kurse, sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 09:50 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim, hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Po ashtu, kjo qendër njofton shoferët se të gjitha rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare janë të lira, dhe se në to nuk ka dëborë, mjegull, rrëshqitje dheu dhe akull.

Qytetarët mund të përcjellin në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare, duke klikuar KËTU./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori