LAJMI I FUNDIT:

Britanikja e parë që “shpërtheu në hapësirë”: Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe ata jetojnë në mënyrë të padukshme në Tokë

Britanikja e parë që “shpërtheu në hapësirë”: Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe ata jetojnë në mënyrë të padukshme në Tokë

Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe ata mund të jetojnë në mënyrë të padukshme midis nesh në Tokë.

Një deklaratë e tillë ka bërë bujë në mediat britanike dhe jo vetëm dhe është bërë nga astronautja e parë britanike që “shpërtheu në hapësirë”.


Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Dr. Helen Sharman, e cila ishte një kimiste 27-vjeçare kur vizitoi stacionin hapësinor Mir të Rusisë në maj të vitit 1991.

Ajo aplikoi dhe u zgjodh – duke mundur më shumë se 13,000 të tjerë – pasi dëgjoi një thirrje për astronautë të mundshëm në radio, ndërsa po shkonte në shtëpi nga puna.

Pothuajse 30 vjet nga arritja e saj historike, astronautja e lindur në Sheffield tha se jeta e jashtëtokësorëve mund të zhvillohet “nën hundët tona”.

Dr. Sharman, tanimë 56 vjeçe, i ka thënë Revistës Observer: “Jashtëtokësorët ekzistojnë, nuk ka dilema për këtë”.

“Ka kaq shumë miliarda yje atje në univers sa që duhet të ekzistojnë të gjitha llojet e formave të ndryshme të jetës”.

“A do të jenë ata si unë dhe ju, të përbërë nga karboni dhe azoti? Ndoshta jo. Është e mundur që ata janë këtu tani dhe ne thjesht nuk mund t’i shohim”.

Veç kësaj, ajo ka folur edhe për udhëtimin e saj, duke thënë se kurrë nuk do ta harrojë shikimin e Tokës nga hapësira për herë të parë, duke thënë se nuk ka “një bukuri më të madhe”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori