LAJMI I FUNDIT:

Nga i pastrehë në Hollywood, historia e shqiptarit Tony J. Selimi

Nga i pastrehë në Hollywood, historia e shqiptarit Tony J. Selimi

Shqiptari nga Gostivari, Tonny J. Selimi është i njohur ndërkombëtarisht si këshillues për jetën dhe autor bestseller i librave udhëzues dhe motivues. Së fundmi po korr sukses me dokumentarin Living My Illusion, të krijuar në bashkëpunim me aktorin britanik, Joel Van der Molen.

Dokumentari ka në qendër historinë e Joelit, i cili ia tregon të vërtetat e jetës së tij Tonit, trajnuesit që mundohet t’i japë një kthesë tjetër fatit të klientit të tij.

Deri më tani, Living my Illusion ka marrë disa çmime ndërkombëtare si filmi dokumentar më i mirë, në festivalin ndërkombëtar të filmit në Cardiff, si historia më e mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Amsterdam e në shumë vende të tjera të Evropës, deri në Hollywood.


“Gjatë 30 viteve të kësaj pune unë kam pasur bashkëpunime dhe me organizata si Microsoft, me CEO, njerëz të famshëm. Së fundmi bashkë me dy klientë të mi, kemi krijuar një dokumentar që ka marrë mbi 15 çmime botërore dhe aty ne ndajmë qëllimin e këtij dokumentari që është frymëzimi botëror i njerëzve që harrojnë të dëgjojnë veten dhe të jenë në përputhje me vlerat e vetvetes”, rrëfeu Selimi.

E megjithatë, rrjedhat deri në mbërritjen te rruga e suksesit kanë qenë të shumta në jetën e personit që sot mban fjalime motivuese në të gjithë botën. Në vitin 1990, kur Toni u nis drejt Londrës, ai ishte i pastrehë. Arriti të integrohet shpejtë dhe në vitin 1998 mbylli studimet në University College London në fushën e Inxhinierisë, duke vijuar më tej me një karrierë të suksesshme si IT.

Librat “A Path To Wisdom” dhe “#Loneliness” me natyrë këshilluese janë konsideruar si bestseller në faqen online Amazon. Sipas Tonit, këshillimi me një ekspert është i rëndësishëm për mbërritjen e suksesit.

“Suksesi nuk është një “text message”. Çdo njeri që e mendon atë thjesht iluzionon. Të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë një ekspert me të cilin këshillohen. Në jetën e përditshme nëse dikush kërkon të rregullojë makinën shkon te eksperti. Nuk e marrim përsipër ta rregullojmë vetë sepse nuk e kemi njohurinë. Edhe pse kemi shumë gjëra në vetvete, na duhet një njeri që ka pasur shumë realizime në atë gjë që ne duam ta zhvillojmë në veten tonë, në mënyrë që të na japë një mendim ndryshe. Ne nuk mund të bëhemi pasqyrë e vetvetes. Prandaj e kanë krijuar edhe pasqyrën”, tha Toni.

Sipas autorit të librave motivues çdo njeri e ka kapacitetin e duhur për të pasur sukses, por puna për të arritur rezultatet bën diferencën. Ai flet dhe për rëndësinë e shkëmbimit të energjisë mes njerëzve.

“Në bërthamë ne jemi një atom, jemi një energji dhe çdo atom kur krijon molekula të ndryshme në trup e ka një blueprint dhe një energji specifike që i jep mesazh dikujt tjetër për atë njeri. Kur vjen puna te sëmundja, ajo është një bllokim i energjisë në trupin e njeriut, por gjithashtu një bllokim i psikologjisë. Truri është një transmetues dhe një pranues i informatave të përditshme. Ne kjo na duket çudi. Kur i japim një njeriu të thjeshtë një telefon ai e di se aty do të ketë internet, por nuk sheh rrezet që sjellin gjithë atë informacion në internet. Në ajër ne kemi trilion informacione. Edhe trupi i njeriut i pranon këto çdo ditë. Prandaj disa njerëz nuk kanë balancë emocionale edhe nuk e dinë arsyen përse. Ata shkojnë në shtëpi dhe nuk e dinë pse janë të emocionuar, pse janë të stresuar. Përmes shqisave tona ne marrim me triliona informata në ditë, të cilat trupi jonë duhet ti përpunojë”.

Planet e së ardhmes të 50-vjeçarit lidhen me seritë e reja të dokumentarit Living my Illusion dhe librat që pritet të sjellë së shpejti në treg.

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Magazina
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Magazina
Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Magazina
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Kërcejnë të përqafuar - momente të bukura mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother

Kërcejnë të përqafuar - momente të bukura mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori