Këtyre ditëve spektrit politikë të Kosovës, ju shtua edhe një parti e re Partia Demokratike e Diasporës.
Nismën për formimin e saj , e ka marre veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Qeku, njëherit kushëri i heroit të kombit, Sali Qekaj. Emrush Qeku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai ishte angazhuar qysh herët në veprimtaritë e ndryshme me karakter kombëtare. Ishte anëtar i LDK , dega në Gjermani. Ishte njeri nder organizatorët e Tre Përqindëshit, të kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit.
Qeku, jo vetëm që ndihmojë djemtë e luftës për liri, por u angazhua edhe në shumë aktivitete tjera kombëtare, në mbledhjen e ndihmave për Kosovën në kohën e luftës, për të strehuarit në Shqipëri e në shumë vende të tjera, edhe me mjete te veta , duke lënë keq edhe familjen e tij, madje duke mbetur edhe pa shtëpi në Kosovë.
Po ta numërojmë e gjithë kontributin e tij, nuk mjafton vetëm ky shkrim…
Emrushi shprehet së këtë nismë e kishte marr bashke me Fadil Islamin, Afrora Fusha dhe Valon Gajraku, më arsyen madhore, së mërgata shqiptare po anashkalohet tash e shumë kohë, e cila ka bërë shumë për Kosovën dhe kombin. Emrushi thotë së kam qene i mendimit së PDD , ta udhëheq miku im dhe veprimtari ,Hafiz Gagica, por i cili për arsye objektive nuk e pati mundësinë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara zonja, të nderuar zotrinjë,
Të dashur miq,
Më lejoni fillimisht të ju përshëndes dhe njëherit konventës së parë, të Partisë Demokratike të Diasporës, ti uroi punë të mbarë e sukses!
Uroi që Partia Demokratike e Diasporës, të arrij të vë në pah rendësin e mërgatës politike e patriotike të Kosovës! Mërgatës e cila është shfrytëzuar maksimalisht nga partitë politike vendore.
Asaj mërgate e cila së fundi u la pas dore u injorua deri në atë shkallë sa ngjallë keqardhje.
E si pasojë, lind edhe pyetja e shumë arsyeshme: Pse i kemi ndihmuar ato parti të cilat atë kohë e quanin vetën, kombëtare?
Të nderuar, vetë prania juaj sot në këtë konventë është dëshmi e qartë për vullnetin tonë që të
organizohemi politikisht e moralisht në mënyrë që të sigurojmë një përfaqësim të denjë të mërgatës në jetën shoqërore e politike të vendit. Me këtë rast do të kemi mundësinë që bashkarisht të diskutojmë dhe të nxjerrim konkluzat e nevojshme për një veprim cilësorë e gjithnjë në dobi të vendit tonë.
Ne kemi një mijë e një argumente nga e kaluara, të cilat na shtyjnë të jemi të paknaqur me gjendjen aktuale dhe neglizhimin e faktorit politik të mërgatës. Duke filluar nga puna e madhe që ka bërë mërgata patriotiken,në kohën kur vendit i duhej ndihma e saj. Është fakt i
cili dihet mirfilli. Por siç duket ka ardhur koha që i gjithë ai angazhim i yni të përmendet e të përseritet shpesh. E gjitha me synim që tu rikujtohet harrestarëve të qëllimshëm.
Tu kujtohet se mërgata ka qenë faktori gjenerues e kryesorë i lirisë dhe pavarsisë së Kosovës. Mërgata ka qenë ajo nëna e pagjumë që nuk ka gjetur rahatin askund kur fëmija i ka lënguar i sëmurë. Apo fëmija që ka ndenjur zgjuar mbi kokën e sëmurë të nënës. Shpesh shkojmë largë me gjykime e veprime pa e shikuar bazën e një dukurie.
Mërgata është pjesa e një Atdheu e Atdheu është kudo ku ka mërgimtarë. Mjerisht mërgata patriotike e Kosovës, përjetoj përjashtimin total nga pjesmarrja në proceset e vendimarrjes politike të vendit.
Ne sot, nuk do të lëshohemi shumë në historitë e shkuara dhe atë për të vetmin shkak se synimi ynë është të ecim përpara, të rikthejmë atë frymën masive e plotë ellan në dobi të vendit, të zhvillimit dhe afirmimit të Kosovës, nga mjediset ku jetojmë e punojmë.
Ne si mërgatë, me punën dhe angazhimin tonë konkret jemi bërë dëshmi e fortë në vendet e perëndimit, se shqiptarët janë popull i vyeshëm dhe i mirë. Edhe pse krimi, korrupsioni e nepotizmi që mbretërojnë në institucionet e vendit tonë e kanë dëmtuar në masë të madhe imazhin tonë në botën perëndimore.
E gjitha na ka kushtuar shumë, ndërsa në anën tjetër ne jemi të vetëdijshme se për të rikthyer këtë imazh kërkohet shumë punë dhe angazhim i yni i përbashkët. Pra pse të mos fillojmë një ditë e më përpra që të angazhohemi në këtë drejtim?!
Partia Demoktatike e Diasporës, do të mbështetet te Brezi i ri Akademik.
Tek të rejat e të rinjët e vullnetit të mirë, tek të vyeshmit, e veçanërisht te brezi i cili rrjedhë nga prindërit patriotë, të atyre gjeneratave të cilët në kohën e rezistencës kombëtare në krye me liderin Ibrahim Rugova ishin shtylla të rëndësishme të atij organizimi.
Të atyre të cilët në kohën e luftës për liri e pavarësi të udhëhequr nga Adm Jashari, Sali Çeku e Zahir Pajaziti, kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Tani fëmijët e tyre janë anashkaluar e injoruar. Partitë politike i mobilizojnë e përfitojnë nga kjo shtresë patriotike, në kohë të caktuara. Një fenomen të cilin duhet ta ç’rrënjosim.
Partia Demokratike e Diasporës do të veprojë me nder për të krijuar një frymë të besimit, bashkëpunimit e kontributit të përbashkët, në dobi të vendit dhe të ruajtjes së vlerave të tij.
PDD, do të jetë e shtrirë në të gjitha qytetet ku jetojnë e punojnë shqiptarët e përmes një organizimi të denjë, do të afirmojë Kosovën, pasurit e saj dhe do të motivoj grupe të ndryshme për të vizituar Kosovën dhe për të investuar në zhvillimin e saj.
PDD, përmes punës së saj organizative, mendon të afirmoi brezin e ri akademik, apo të rinjë të vullnetit të mirë si potenciali i jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës.
Ne si kërkesë e kohës, duhet të zhvillojmë një frymë të re politike, kulturore dhe informative.
Një frymë unifikuese dhe jo konfliktuoze. Një afrim mes gjeneratave dhe mendimeve ndryshe e jo diferencim e linçim mes veti.
PDD do të jetë afër çdo qytetari i cili e ndjen vetën shqiptar i Kosovës dhe i cili ka interes
për të qenë pjesëtar aktiv i vendit.
Për fund, uroj që të na prijë e mbara. Vetëm me punë konkrete dhe përkushtim serioz, ne do të dëshmojmë se jemi ndryshe dhe në cilën masë e duam vendin tonë!
Atdheu, ka nevojë për çdo qytetar të devotshëm të tij! Prandaj mendoj që Partia e Mërgatës po vije në kohën e duhur dhe si kërkesë e kohës për të rikthyer besimin në vlerat që ka vendi ynë të cilin çdo ditë si rrjedhojë e politikave grabitçare po e braktisin qytetarët e dëshpëruar.
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
Respekt dhe nder për ata të cilët kontribuuan pa hile për Liri dhe Pavarësi!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj