LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa përkujton Tahir Zemajn

Isa Mustafa përkujton Tahir Zemajn

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Kolonel Tahir Zemajn, në 17 vjetorin e vrasjes së tij.

“Sot përkujtojmë me respekt të veçantë jetën dhe veprën e Heroit të Kosovës, Tahir Zemaj, ushtarakut dhe udhëheqësit të dalluar në luftën e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Tahiri u dekorua me ‘Medaljen e Artë të Nënës Terezë’ nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ‘Heroi i Kosovës’ nga Presidenti Sejdiu dhe ‘Nderi i Kombit’ nga Presidenti Nishani. Tahiri ishte figurë kyçe në Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, të themeluara nga Qeveria që vepronte në emigrim, me miratimin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova. 


Tahiri bashkëpunoi ngushtë me Ahmet Krasniqin, Ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe bashkërendit aktivitetet ushtarake së bashku me Sali Çekajn. Sot përkujtomë veprat dhe fitoret ushtarake më të dalluara të Tahirit si ajo e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit dhe shpëtimit banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit në 1998.

Tahir Zemaj qe vrarë në një moment prite në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur pamëshirshëm nga një breshëri plumbash duke ia marrë jetën Tahirit, të birit të tij Enisit dhe kushëririt të tij, Hasanit. Vrasësit e tij kurrë nuk u gjetën e nuk u dënuan nga organet e drejtësisë” është shprehur Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori