LAJMI I FUNDIT:

Naqe Çulev: Do të kontrollojmë vendimet e paligjshme për punësimet në MPB

Naqe Çulev: Do të kontrollojmë vendimet e paligjshme për punësimet në MPB

Ministri i ri teknik në MPB, Naqe Çulev paralajmëroi se do të kontrollohet gjendja në MPB dhe se do të njoftohet opinioni nëse janë marrë vendime të paligjshme.

“Prioriteti im gjatë periudhës së ardhshme do të jenë organizimi i zgjedhjeve të qetë, korrekte dhe demokratike. Për këtë qëllim do të ndërmerren aktivitete për parandalimin e tentimeve eventuale kriminale, të dhunshme”, tha Çulev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Cvetan Trupinovski tha se me hyrjen e tij në institucione do të bëjnë gjithçka në mënyrë që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe zgjedhje të lira.

“Do ta shohim gjendjen dhe nuk do të lejojmë të shkelen të drejtat e qytetarëve. Ne si qeveri teknike nuk mund të bëjmë mrekulli dhe nuk mund ta ndryshojmë gjendjen me administratën e partizuar. Por, do të jemi të zëshëm kundër krimit dhe korrupsionit dhe nuk do të lejojmë asnjë trysni ndaj votuesve. Ne e dimë se si ky pushtet la sistem të partizuar ku sundon nepotizmi kundrejt profesionalizmit”, tha Trupunovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori