LAJMI I FUNDIT:

Sara Gilbert ndahet nga bashkëshortja e saj, Linda Perry

Sara Gilbert ndahet nga bashkëshortja e saj, Linda Perry
Sara Gilbert and Linda Perry (Foto: Getty Images/Guliver)

Ylli botëror, Sara Gilbert, po kërkon ta ndahet nga bashkëshortja e saj, Linda Perry, pas pesë vitesh.

Aktorja e “Roseanne”, 44-vjeçe, paraqiti dokumentet për një ndarje ligjore të premten në Los Angeles, raporton TMZ.


Gilbert pretendon në dokumentet që ajo dhe Perry, 54-vjeçe, janë ndarë që nga 13 gushti. Ajo po kërkon që të mos i jepet asnjë mbështetje bashkëshortore as Perry-it, as asaj.

Sara Gilbert and Linda Perry (Foto: Getty Images/Guliver)

Dyshja u martuan në mars 2014 në një ceremoni më private me miqtë dhe familjarët e tyre.

Të gjitha lajmet nga Sara Gilbert
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sara Gilbert

Gilbert lindi djalin Rhodes Emilio Gilbert Perry në shkurt, gjersa ka edhe dy fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme.

Sara Gilbert and Linda Perry (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndryshe, Sara ka qenë pjesë e serialit të njohur komik “The Big Bang Theory”, në rolin e Leslie Winkle. /Telegrafi/