LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon kërcënimin që i është bërë gazetares së “KALLXO.com” gjatë monitorimit të një seance gjyqësore

AGK dënon kërcënimin që i është bërë gazetares së “KALLXO.com” gjatë monitorimit të një seance gjyqësore

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër kërcënimin ndaj gazetares së “KALLXO.com” në kohën kur po monitoronte një rast të fajdesë në Gjykatën e Gjakovës.

“Siç raporton “KALLXO.com”, para shpalljes së aktgjykimit në rastin ku S.Sh. po akuzohet për fajde, i njëjti ka kërkuar nga mediet e pranishme që të mos fotografojnë dhe të shkruajnë me iniciale, përkundër që një gjë e tillë nuk është kërkuar nga Gjykata.


Si rrjedhojë, pasi që gazetarja e “KALLXO.com” ka vazhduar me kryerjen e detyrave të saja, njëri nga shoqëruesit e të akuzuarit i është drejtuar monitoruesve me fjalët “nëse kta dojn me pas jetën e lumtur mos t ‘fotografojnë”, duke kërcënuar qartazi dhe duke tentuar të pengojë punën e monitorueses.

Rasti është raportuar në Policinë e Gjakovës dhe AGK kërkon nga këta të fundit hetimin e shpejtë dhe ndërmarrje të masave të menjëhershme”, thuhet në njoftimin për media.

Rikujtojmë se ky është rasti i dytë kur gazetarët pengohen gjatë monitorimit të seancave gjyqësore andaj sërish i bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevantë si në sistemin e drejtësisë ashtu dhe në të gjitha fushat tjera që të ndalin presionin, ofendimet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori