LAJMI I FUNDIT:

Si do të jetë moti gjatë vitit të ri në Maqedoni?

Si do të jetë moti gjatë vitit të ri në Maqedoni?

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se gjatë natës së vitit të ri nuk do të ketë reshe ndërsa temperatura në të gjithë pjesët e vendit do të jetë nën 0 gradë celsius dhe do të lëvizë nga -10 deri -3 gradë celsius.

Gjatë vitit të ri dhe në ditën e parë të vitit të ri do të fryjë erë në drejtim verior ndërsa gjatë natës pritet të rriten vranësirat, njofton Telegrafi Maqedoni.


Deri në vitin e ri moti pritet të jetë i ftohta ku temperatura maksimale do të jetë deri shtatë gradë celsiusi.

Reshje të shiut pritet të ketë të shtunën në pjesët veriore të vendit./Telegrafi/