LAJMI I FUNDIT:

Studimi konfirmon se sistemet e njohjes së ftyrës kanë njëanshmëri ndaj gjinisë dhe racave të ndryshme

Studimi konfirmon se sistemet e njohjes së ftyrës kanë njëanshmëri ndaj gjinisë dhe racave të ndryshme

Mund të supozojmë se për shkak se kompjuterët nuk kanë ndjenja, kur bëhet fjalë për paragjykime, ata mund të jenë imun ndaj tyre.

Sidoqoftë, një kompjuter është në thelb një mjet dhe e bën atë që u thojnë njerëzit që e programojnë, dhe si i tillë, ndonjëherë ndoshta rastësisht, zhvilluesit mund të pjekin paragjykime në to.

Në një studim të fundit të bërë nga qeveria amerikane, ata kanë zbuluar se kur bëhet fjalë për sistemet e njohjes së fytyrës, ata kanë tendencë të kenë paragjykime ndaj njerëzve me raca dhe gjini të ndryshme, ku ata keqidentifikojnë njerëzit e racave tjera më shumë sesa njerëzit e races së bardhë.


Sipas raportit, “Për përputhjen një-me-një, ekipi dëshmoi nivele më të larta false për fytyrat aziatike dhe afrikano-amerikane në krahasim me imazhet e Kaukazianëve.”

Për shembull, studimi zbuloi se teknologjia e njohjes së fytyrës së Microsoft ka gati 10 herë më shumë njohje false për gratë e racave të ndryshme sesa burrat.

Që nga ajo kohë Microsoft ka thënë që ata po shqyrtojnë raportin dhe shpresojmë që të bëjnë ndryshime për ta adresuar problemin.

Kjo nuk është hera e parë që teknologjia është akuzuar si e njëanshme. Për shembull, jo shumë kohë më parë, algoritmi që qëndron pas Apple Card u zbulua se u ofronte burrave një limit më të lartë kredie krahas grave. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Kalo në kategori