Shumë lëndë gjyqësore të ish-Prokurorisë Speciale që kanë të bëjnë me ish-zyrtarët e qeverisë së kaluar vazhdojnë ose të kthehen në rigjykim ose të anulohen nga Gjykata e Apelit, gjë që ka rritur reagimet e kritikat në opinion ndaj gjyqësorit duke e quajtur madje edhe si “turpin” më të madh në vend.
Gjykata e Apelit ditë më parë anuloi vendimin e Gjykatës Penale, e cila me 3 vjet e 2 muaj burgim kishte dënuar kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin dhe me 3 vjet Sasho Mijallkovin, ish-kreun e policisë sekrete, pasi ishin shpallur fajtorë për manipulime zgjedhore.
Gjykata e Apelit anulimin e vendimeve e ka arsyetuar me lëshime në procedurën e gjykimit, por pa dhënë detaje tjera. Në një rast tjetër, gjykimi i ish-ministrit të Transportit, Mile Janakievski, është rikthyer në fillim për shkak të vonesës së procesit deri aty sa të pensionohet një gjyqtare porote, që po ashtu rrezikon anulimin edhe të pesë proceseve tjera gjyqësore.
Nuk kanë marrë fund as disa procese tjera ku i akuzuar është edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ndërsa një proces ndaj tij është anuluar në tërësi për shkak të vjetërsimit të lëndës.
Ish-prokurori publik, Jovan Trpenovski, thotë se secila lëndë ka specifikat e veta dhe se nuk mund të nxirret asnjë konkluzion i përgjithshëm, se pse çështjet e profilit të lartë kanë ngecur në procedurat juridike. Por, sipas tij, gjykata tani është nën presion nga publiku për t’i dhënë fund procesit gjyqësor.
“Faji nuk duhet kërkuar vetëm tek gjyqi, por tek të gjithë. Ndoshta ka arsye të qëndrueshme për shtyrjen e procedurës, por mund të jetë edhe e kundërta, megjithatë procedura është rreptësisht formale dhe nuk mund të lejohet mos përmbushja e asnjë kërkese të palës mbrojtëse, pasi ajo shpesh din ta abuzojë atë, sepse ata gjithmonë e konsiderojnë në favorin e tyre vjetërsimin eventual të procedurës”, thotë Trpenovski.
Por, ndryshe nga ai vlerëson Bashkim Selmani, profesor i së drejtës ndëshkimore, i cili dyshon se në këto raste ka orkestrime për qëllime politike, sikur ato që sipas tij, bëheshin në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit.
“Pikërisht politika dhe aktorët politik apo persona të caktuar kanë mbajtur peng tërë sistemin shtetëror. Në atë kohë ishte Gruevski, por edhe tani siç vepronte Gruevski po vepron edhe qeveria aktuale, e cila me raste të caktuara jo vetëm që bëri pajtimin i cili nuk njihet në aspektin juridik, por tani rezultoi që Zaevi dhe vullneti i tij politik u pajtua me të gjithë. Të pajtohesh me të gjithë do të thotë të falësh krimin, të falësh kriminelët pasi që nga fillimi kjo qeveri nuk gjeti rrugën e duhur për t’i goditur ata. Nëse shteti nuk godet keqbërësit, ata do të mbajnë peng dy milionë njerëz”, thotë Selmani.
Nga ana tjetër, ish-gjykatësi kushtetues, Trendafil Ivanovski, vlerëson se situata tregon se bashkëpunimi i sistemit të drejtësisë me të akuzuarit për krime nuk është tejkaluar.
“Loja vazhdon. Nuk do të thosha se kjo është si rezultat i ndonjë pakujdesie e kështu me radhë. Problemi qëndron në atë se nuk zgjidhen mjete për t’i ikur drejtësinë tonë, domethënë, ata që duhet të luftojnë për shtetin e ligjor janë shumë mirë të koordinuar me krimin. Kjo është e turpshme, paraqet shkelje të rëndë të dinjitetit të profesionit të gjyqtarit. Drejtësia këtu ka mbetur atje ku ishte në dhjetë apo edhe pesëmbëdhjetë vitet e fundit”, thotë Ivanovski./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze