LAJMI I FUNDIT:

Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për formim të institucioneve dhe ndarje të përgjegjësive

Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për formim të institucioneve dhe ndarje të përgjegjësive

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën e Krishtlindjes iu është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje për bashkim, vepra të mira e dashuri për Zotin.

Në meshën e mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ai ka thënë se shoqëria do të ishte më e mirë dhe nuk do të kishte mosmarrëveshje, po të ishin të bashkuar.


Dodë Gjergji ka përmendur mos-krijimin e institucioneve të vendit, ku ka thënë se po rrezikohet fati i popullit.

Ipeshkvi i Kosovës ka thënë se për një jetë më të mirë të qytetarëve, ata që kanë përgjegjësi duhet të bashkëpunojnë e të ndajnë përgjegjësitë.

“Po të arrinim këtë nivel feje, këtë hapësirë dashurie dhe këtë mundësi shenjtërimi, atëherë të gjithë ne do të ishim më të shenjtë dhe jeta jonë do të ishte krejt kë ndryshe, por edhe shoqëria jonë do të ishte shumë më mirë, çdo gjë, në mesin tonë nuk do të kishim më të varfër që dimrin e kalojnë pastrehë. Nuk do te kishim konflikte e mosmarrëveshje me njëri tjetrin, e as në mes atyre që bartin përgjegjësi publike ose pushtete politike. Po ashtu, nuk do të shihnim se si rrezikohet fati i popullit dhe si frenohet vullneti i qytetarëve, duke e zvarritur dialogun, por do t’i kishim tashmë institucionet e shtetit e do t’i shihnim duke bashkëpunuar e duke bashkëndarë përgjegjësitë, për një jetë më të mirë të njerëzve dhe të ardhme më të mirë të vendit”, tha Dodë Gjergji.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori