LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane: Rezultatet e PISA-s duhet të shërbejnë si pikë referimi në rishikimin e sektorit të edukimit në vend

Oda Ekonomike Amerikane: Rezultatet e PISA-s duhet të shërbejnë si pikë referimi në rishikimin e sektorit të edukimit në vend

Rezultatet e testit PISA duhet të shërbejnë si pikë referimi për institucionet shtetërore në rishikimin e sistemit arsimor në vend.

Kjo u tha gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në të cilën u diskutua për rezultatet alarmuese të vendit në testin e fundit të Programit për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) dhe ndikimit të tyre në sektorin privat.


Besnik Krasniqi, hulumtues i çështjeve ekonomike si dhe profesor universitar, tha se rezultatet e testit PISA nuk janë aspak befasuese duke e marrë parasysh se zhvillimi i programeve dhe i metodologjisë së mësimdhënies në Kosovë nuk i aftëson nxënësit për të aplikuar dijen praktike në kontekst specifik.

Ai shtoi se zhvillimi joadekuat i aftësive kreative tek nxënësit ka ndikime edhe në sektorin privat, i cili në anën tjetër nuk mund të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit pa një rol proaktiv të institucioneve shtetërore për dialogu në këtë aspekt.

Kosova me rezultate shumë të dobëta edhe në PISA 2018, lë pas vetëm Filipinet dhe Republikën Domenikane (Dokument)
Lexo po ashtu Kosova me rezultate shumë të dobëta edhe në PISA 2018, lë pas vetëm Filipinet dhe Republikën Domenikane (Dokument)

Gresa Statovci, konsulente e arsimit, tha se shikuar nga këndvështrimi ekonomik, përmirësimi i cilësisë së arsimit është parametri kryesor për zhvillimin e mëtejmë të vendit.

Ajo shtoi se në kuadër të përpjekjeve për përmirësim të gjendjes së sistemit arsimor, Kosova është duke e implementuar kornizën e kurikulës së re të arsimit, e cila me përmirësime adekuate do të sjell rezultate më të mira në testin PISA dhe rrjedhimisht një fuqi punëtore më të përgatitur.

Statovci theksoi se është e domosdoshme që në hartimin e politikave të arsimit të përfshihet edhe sektori privat në mënyrë që të zvogëlohet hendeku ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.

Rexhaj: Është koha e fundit që të përmirësohet arsimi, qeveria e ardhshme të iu krijojë hapësirë ekspertëve që kanë njohuri në këtë fushë
Lexo po ashtu Rexhaj: Është koha e fundit që të përmirësohet arsimi, qeveria e ardhshme të iu krijojë hapësirë ekspertëve që kanë njohuri në këtë fushë

Në anën tjetër, psikologu si dhe profesori universitar, Naim Telaku, nga aspekti psikologjik i elaboroi disa faktorë të cilët mund të kenë ndikuar në rezultate të dobëta në testin e PISA-s, siç janë kurikula e papërshtatshme, përdorimi jo i duhur i teknologjisë, vështirësitë emocionale dhe mos funksionimi i trekëndëshit prind-fëmijë-mësimdhënës.

Telaku bëri thirrje për zbatim të të gjitha udhëzimeve të nevojshme nga programi PISA për përmirësimin e sistemit të arsimit, duke integruar këtu edhe ndihmën e sektorit privat. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Aplikimi i taksës për tokën demotivon bujqit, pritet të dëmtohet prodhimi në Kosovë

Aplikimi i taksës për tokën demotivon bujqit, pritet të dëmtohet prodhimi në Kosovë

Ekonomi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Perfetta Pashteta
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

Melodia Px
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Kalo në kategori