LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore refuzon kërkesën e Monego-s, kompania paralajmëron apelim të vendimit

Gjykata Themelore refuzon kërkesën e Monego-s, kompania paralajmëron apelim të vendimit

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 dhjetor ka refuzuar kërkesën e aksionarit Monego për të shty ekzekutimin e vendimit të BQK-së deri në zgjidhjen e çështjes, e cila do të mbronte punonjësit dhe pasuritë e ndërmarrjes deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.

Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi kanë konfirmuar që aksionari Monego do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme.


“Zyra Koci & Vokshi që është përfaqësuese e autorizuar e aksionarit Monego do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme. Në emër të aksionarit të Monegos i kërkojmë BQK-së që të sigurojë mbrojtjen e aseteve të kompanisë”, thekson avokati Vokshi.

Monego dorëzon padi kundër vendimit të BQK-së
Lexo po ashtu Monego dorëzon padi kundër vendimit të BQK-së

Aksionari i Monego i bën thirrje administratorit të caktuar Visar Zeneli të sigurojë raportin për veprimet e tij të bëra në javën e parë që nga data 6 dhjetor, detyrë e dhënë nga Banka Qendrore të Kosovës – të mbledhë kredi të papaguara të interesit të kreditorëve.

Siç është raportuar më 06 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës vendosi të revokojë licencën për kompaninë Monego, duke emëruar një administrator të Bankës Qendrore. Aksionarët e kompanisë do të përdorin të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtat e tyre. /Telegrafi/