LAJMI I FUNDIT:

Mini Shengeni, Gjukanoviq: Mali i Zi i gatshëm të jetë mikpritës i kësaj iniciative

Mini Shengeni, Gjukanoviq: Mali i Zi i gatshëm të jetë mikpritës i kësaj iniciative

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka nisur fjalimin e tij në konferencën e përbashkët me liderët e tjerë ballkanikë duke folur për pasojat e tërmetit të fuqishëm që e goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

“Po filloj duke shprehur përshtypjen e parë që e patëm nga vizita jonë në Durrës. Për fat të keq, ne i pamë pasojat e kësaj fatkeqësisë natyrore sot. E pamë se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve po i vuajnë këto pasoja”.

“Duhet të nënvizoj solidaritetin dhe miqësinë me Shqipërinë, por edhe me të gjitha vendet që ndodhen në situate të ngjashme. Jemi të angazhuar përherë në solidaritetin tonë më Shqipërinë”.


Gjukanoviq ka thënë se iniciativa e Mini Shengenit ballkanik mund të sjellë shumë përfitime për vendet e rajonit, njofton Klan Kosova.

“Ju falenderoj për këtë rast që më dhatë të punoj sot dhe të diskutoj me ju për përfitimet e mundshme nga ajo që ne e quajmë Mini-Shengen mund të sjellë jo vetëm për vendet që e kanë iniciuar, por edhe për vendet e tjera”.

“Kjo iniciativë është përfshirëse dhe të gjithë që e shohin të mirën e kësaj iniciative mund të bashkohen me të – ose në pjesë të caktuara me të ose në gjithë iniciativën”.

I pari i Malit të Zi ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të jetë nikoqir për takimin e radhës mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk kam nevojë të ju kujtoj që Mali i Zi është shumë i përkushtuar në bashkëpunimin rajonal. Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë pjesë së takimeve e përmendi mundësinë që Mali i Zi mund të organizojë takimin tjetër të kësaj iniciative”.

“Jemi absolutisht të gatshëm që të jemi mikpritësit e një iniciative të tillë sepse duhet të nxisim dialogun për secilën temë të rëndësishme për ne”, tha kryeministri malazez.

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori