LAJMI I FUNDIT:

Kujta dhe Meri: Nuk na u deshën vizat për të përshkruar botën, një grua e fuqishme veshi artin tonë – kjo është Beyonce

Kujta dhe Meri: Nuk na u deshën vizat për të përshkruar botën, një grua e fuqishme veshi artin tonë – kjo është Beyonce
Foto: Kujta dhe Meri/Instagram

Stilistët kosovarë Kujta dhe Meri ditë më parë prekën një sukses ndërkombëtar, teksa dizajnuan fustanin e artistes me famë ndërkombëtare, Beyonce.

Ata treguan në një rrëfim për Telegrafin se si ndodhi që erdhi deri te vënia në kontakt me këngëtaren e madhe, e cila dukej shumë tërheqëse në fustanin e stiluar nga dizajnerët vendorë.


Këtë sukses, dyshja në fjalë Kujta dhe Meri tashmë po e përdorin si një trofe, për ta çuar edhe më përpara punën e tyre.

https://www.instagram.com/p/B6MTESLiajZ/

Në faqen e tyre në rrjetet sociale, dyshja tashmë kanë publikuar një fotografi të Kujtës me fustanin e Beyonces, ndërsa në mbishkrimin e saj kanë rrëfyer me pak fjalë, suksesin global të arritur këto ditë.

Jay-Z nervozohet dhe ia merr telefonin personin që po xhironte Beyoncen, teksa ajo po kërcente
Lexo po ashtu Jay-Z nervozohet dhe ia merr telefonin personin që po xhironte Beyoncen, teksa ajo po kërcente

Kujta ndër të tjerash citon se për të arritur suksesin, nuk mund të të ndalojë as izolimi në një vend si Kosova, që tash e sa vite nuk e gëzon liberalizimin.

https://www.instagram.com/p/B6QDRufFxFK/

“Unë jam një artist që nuk ka nevojë për vizë për të udhëtuar në botë. Një grua e fuqishme veshi veprat e mia të artit dhe më dha tërë botën në duar që unë të arrija kudo në një natë. Kjo është Beyonce”, kanë shkruar Kujta dhe Meri në Instagram.

Fustani i Beyonces përndryshe mori komplimente dhe kritika pozitive nga mbarë mediat botërore. /Telegrafi/