LAJMI I FUNDIT:

Arbnora Memeti tregon për vjedhjen e fotografive në Maqedoni

Arbnora Memeti tregon për vjedhjen e fotografive në Maqedoni

Fotografja nga Shkupi Arbnora Memeti, ka qenë e ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për profesionin që ajo e bën dhe vështirësitë që i ka.

E pyetur për fenomenin e vjedhjeve në fotografi, ajo tha se kjo më së shpeshti bëhet nga kolegët e saj.


“Edhe unë përballem me vjedhjen e fotografive. Nuk e di nëse ndonjëherë do të arrijmë mirëkuptim me gazetarët, pasi kjo më së shpeshti ndodh nga kolegët tanë. Kjo është e njëjta si vjedhja e teksteve gazetareske”, tha Arbnora Memeti.

Ajo shtoi se mënyra e vetme për këtë problem është rruga e drejtësisë.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me fotografen Arbnora Memeti: