LAJMI I FUNDIT:

Brenda një kohe edhe Corvette mund të kthehet në makinë që mbushet me rrymë

Brenda një kohe edhe Corvette mund të kthehet në makinë që mbushet me rrymë

Duket se është e pashmangshme, që të gjitha makinat në të ardhmen, të jenë me bateri

Në industrinë e automobilizmit, nuk tregohen detajet sa i përket të ardhmes së ndonjë modeli, mirëpo gjithnjë thuhet se do të ketë ndryshime, transmeton Telegrafi.


Makinat që mbushen me rrymë, janë shënjestër e çdo prodhuesi dhe Chevrolet nuk bën dallim, andaj brenda një kohe të shkurtër edhe Corvette mund të kthehet në makinë që mbushet me rrymë, që t’i përshtate kërkesave të kësaj kohe.

“Dihet se Corvette, është pjesë e General Motors që si synim kryesor, e ka që përhapja e gazrave të jetë zero. Jemi duke punuar në ktë drejtim, që të kemi arritje të suksesshme”, ka thënë shefi i dizajnit në Corvette, Tadge Juechter.

Sipas tij, kthimi i kësaj makinë në sistem të funksionimit me bateri, bëhet për shkak të përshtatjes me standardin, për mbrojtjen e ambientit.

Por, dihet se makinat elektrike, janë shumë të kërkuara dhe Corvette duhet të përshtatet me këto kërkesa, duke sjellë një makinë sa më të mirë. /Telegrafi/