Të paktën 13 të burgosur u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në një burg në Panama të martën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kanë thënë se kanë gjetur tri pushkë AK-47 dhe pesë pistoleta.
Presidenti Laurentino Cortizo tha që do të fillojë një hetim se si armët u futën në burgun e La Joyita në lindje të kryeqytetit, Panama City.
“Këto armë zjarri nuk erdhën nga qielli, padyshim që kishte një lloj bashkëpunimi atje për të futur armët e zjarrit”, tha ai.
Presidenti Cortizo ka shtuar se ai do të takohej me këshillin e tij të sigurisë për të diskutuar se si të ndalen armët që kontrabandohen në burg.
“Është diçka të cilën duhet ta ndalim. Disa javë më parë u krye një kontroll [në burg] dhe u gjetën armë, dhe tani përsëri, kështu që dikush po i lëshon këto armë”, tha ai.
Siç raportojnë mediat, të shtënat filluan në orën 14:00 me kohën lokale në qelinë 14. Megjithatë, asnjë i burgosur nuk shpëtoi gjatë përleshjes, thanë zyrtarët.
Zyrtarët e burgut thanë që të burgosurit janë vendosur në blloqe, sipas përkatësisë së tyre të bandave.
Ndërsa ndihmësi i drejtorit të Policisë Kombëtare të Panamasë, Alexis Muñoz, tha se përleshja ishte ndërmjet anëtarëve të së njëjtës bandë që kishin “një mosmarrëveshje të brendshme”.
Ndryshe burgu La Joyita thuhet se është famëkeq për mbipopullimin dhe se kjo është ndër luftërat më vdekjeprurëse të regjistruara në burg në vendin e Amerikës Qendrore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit